Fitore e madhe, edhe shtyllat e portës e donin triumfin e Skënderbeut

656
Nga Agron KAJA
UEFA EUROPA LIGË/ U luajt dje ndeshja e pestë në Grupin B, skuadra korçare fiton bindshëm, por mbyllet ëndrra e kualifikimit 
Dje në “Elbasan Arena”, skuadra e Skënderbeut ka arritur një fitore të madhe kundër ukrainasve të Dinamo Kiev. Jo vetëm për tri pikët, por kjo fitore ishte si një shpresë për skuadrën korçare, për t’u renditur në vendin e dytë në Grupin B. Gjithsesi, këto synime mbeten si një ëndërr, sepse duke e parë në disa këndvështrime fitoren e djeshme, Skënderbeu ndoshta duhet të ishte karikuar më parë në të tilla nivele loje, e kështu mundet që të kualifikohej. Kësisoj, korçarët aktualisht janë të tretët me 5 pikë, por Partizani i Beogradit fitoi me Jang Bojsin 2-1 dhe është i dyti me 8 pikë. Serbët favorizohen nga ndeshjet direkt kanë barazuar 0-0 dhe e kanë mundur 2-0 ekipin e Skënderbeut. Duke iu referuar rregullores së UEFA-s për kompeticionet që ajo organizon me klubet, në nenin 20 pika 6, thuhet se vendimtare për t’u kualifikuar nga faza e grupeve janë bilanci i ndeshjeve direkt, ku pa dyshim edhe golat jashtë fushe vlejnë si një bonus. Kjo do të thotë që, në rast pikësh të barabarta mes dy skuadrave, pikët e grumbulluara me njëra-tjetrën do të jenë vendimtare. Në rast se edhe duelet direkt kanë ndarë dy barazime, ai që vendos do të jenë golavarazhi mes tyre. E kështu, ëndrra e kualifikimit mbyllet në “Elbasan Arena”, ndërsa duke ju referuar kronikës së ndeshjes së djeshme në të dyja pjesët e saj, ajo jo vetëm që foli për epërsinë e skuadrës korçare në treguesit e organizimit e finalizimit, por edhe për mundësitë që i shfrytëzoi me efikasitet nga fillimi e deri në fundin e ndeshjes. Sepse ishte një kundërshtar shumë i fortë, jo vetëm si kryesues i Grupit B, por edhe si një ekip që luan periodikisht në Kupat e Evropës. Me një pjesë të parë të barabartë në raste, në lojë dhe në gola, Skënderbeu u mundua që ta menaxhonte mirë, kryesisht në organizim. Barazimi 1-1 në pjesën e parë, ndoshta tregoi se në të dytën mundësitë e fitores do të minimizoheshin për korçarët, sepse lëshuan disi në minutat e fundit të kësaj pjese. Me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu tregoi më shumë frymëmarrje në lojë, ishte më i qartë në organizim, e për pasojë, edhe finalizimi erdhi më i sigurt, kryesisht në rastet e shënimit. Dhe si për t’i vënë “kapakun” kësaj fitoreje, keqardhja e kapiteni Shehi, e bën Skënderbeun që të mendojë më shumë për sezonin tjetër në Evropë. “Është një fitore e madhe, por për fatin tonë të keq Partizan i Beogradit ka fituar. Por ne, do të shkojmë të luajmë ndeshjen e fundit për të bërë krenar të gjithë tifozët tonë”. 
E enjte, 23 nëntor 2017, ora 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”

SKËNDERBEU-DINAMO KIEV 3-2
Shënues: Lilaj 17’, Xhejms 53’, Soue 56’/ Shigankov 16’, Rusyn 90+1’
Skënderbeu (1-4-3-3): Shehi; Radas, Aliti, Vangjeli, Mici; Osmani (Nimaga 70’), Muzaka, Lilaj; Gavazaj (Taku 72’), Xhejms, Soue (Dita 90’). Trajner Ilir Daja
Dinamo Kiev (1-4-4-2): Bushçan; Kedziroa (Rusyn 71’), Khaçeridi, Kadar, Pivariç; Shiganov, Korzun (Shaparenko 60’), Shepeliev, Moroziuk; Moraesh, Besiedin. Trajner Alexandër Katçeviç
Gjyqtarë: Kryesor Oliver Drakta; asistentë Roland Brandner, Stefan Kuehr (Austri)
Kartonët: KV Radas, Xhejms/ Bushçan 
MINUTAT E GOLAVE
16’ GOL 0-1 Dinamo Kiev kalon në avantazh me anë të Shiganov, i cili e kalon topin në rrjetë pas një aksioni model në krahun e majtë.
17’ GOL 1-1 Skënderbeu barazon rezultatin me Sabjen Lilaj. Jashtë zonës së Dinamos, ai gjuan fort, topi devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë.
53’ GOL 2-1 Këmbëngulje e Skënderbeut në zonën e Dinamos, nga Soue topi kalohet te Xhejms, i cili fare pranë portierit e përcjell topin në rrjetë.
56’ GOL 3-1 Pasi ka marrë një top nga Gavazaj, Soue fiton dyluftimin me dy mbrojtës ukrainas, shmang edhe portierin dhe e shënon golin e tretë për Skënderbeun.
90+1’ GOL 3-2 Pas një gabimi në mbrojtjen e Skënderbeut, i jepet mundësia Rusyn që të gjejë rrugën e rrjetës, duke ngushtuar diferencën në 3-2.

UEFA EVROPA LIGË
Grupi B/ Rezultatet dje
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 2-1
Skënderb.-Dinamo K 3-2
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Dinamo K 5 10
2. Partizan B 5 8
3. Skënderbeu 5 5
4. Jang Boys 5 3
Ndeshjet e mbetura
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Ndeshjet e Skënderbeut
Datë 14 shtator 2017 
Dinamo K-Skënderb. 3-1
Datë 28 shtator 2017 
Skënderbeu-Jang B 1-1
Datë 19 tetor 2017 
Skënderbeu-Partizan 0-0
Datë 2 nëntor 2017 
Partizan-Skënderbeu 2-0
Datë 23 nëntor 2017
Skënderbe.-DinamoK 3-2
BILANCI
Nd 5, F 1, B 2, H 2, G 5:8
Kuotat e basteve dalin huq në “Elbasan Arena”
Thuajse në të gjitha kompanitë e basteve, të cilat kuotonin ndeshjet e djeshme të UEFA Evropa Ligë, në koeficientet e tyre më shumë prioritet kishte fitorja e Dinamo Kiev, e cila mesatarisht kuotohej me 1.83. Edhe barazimi mbetet i vështirë sipas tyre, duke e kuotuar me koeficientin 3.89, ndërkohë që fitorja e korçarëve kishte një koeficient shumë të lartë, 4.50. Por, duke qenë se ndeshja u mbyll 3-2 për Skënderbeun, kompanitë e basteve këtë herë dalin huq.
NDESHJE DJE
Datë 23 nëntor 2017
Astana-Vijareal 2-3
Ath. Bilbao-H. Berlin 3-2
BATE-Cr. Zvezda 0-0
Këln-Arsenal 1-0
Koniaspor-Marsejë 1-1
Lacio-Viteshe 1-1
LokomotivM-Kopenh 2-1
Lugano-H. Ber Sheva 1-0
Nicë-Uarexhem 3-1
Ostersunds-Zoria L 2-0
Plzen-FCSB 2-0
Rosenborg-Real Soc. 0-1
Salzburg-Gimaraesh 3-0
Zenit P.-Vardar 2-1
Milan-Austria V 5-1
AEK Athinë-Rijeka 2-2
Braga-Hofenheim 3-1
Everton-Atalanta 1-5
Ludogorets-Bashaks. 1-2 
Lion-Apollon 4-0
Makabi T-A-Sllavia P 0-2
Sherif Tiraspol-Zlin 1-0
Sigal