10 gjëra që femrat duhet t’i dinë për MESHKUJT

5810
1 – Meshkujt preferojnë të jenë më pak të dashuruar nga femrat, sesa të padobishëm dhe të parespektuar! Burrat e martuar kanë nevojë që partneret e tyre t’i respektojnë ata si në privatësi, por edhe në publik, në prani të të tjerëve. Meshkujt sillen mirë për aq kohë sa kuptojnë se femrat e tyre kanë besim tek ta, se i admirojnë dhe besojnë plotësisht tek partneri i tyre. Një studim i ndjekur nga Shaunti Feldhan, nxori përfundimin se meshkujt preferojnë më mirë të humbasin dashurinë e femrave të tyre sesa respektin.

2 – Meshkujt nxehen si pasojë e mungesës së respektit nga partnerja. Nëse një mashkull është i zemëruar me gruan e tij, nuk është e thënë se ai dëshiron ta shprehë mërzinë me fjalë të tipit: “Ti nuk më respekton!”. Por mundësia më e madhe është që ai të ndihet i ofenduar dhe agresiv për shkak të sjelljes së gruas, të cilën ai e konsideron jorespektuese dhe fyese.

3 – Meshkujt kanë frikë të falin siguri! Ata kanë frikë se nuk janë në lartësinë e duhur në jetë. Jo vetëm në punë, por dhe në shtëpi dhe sidomos në rolin e tyre si bashkëshortë. Meshkujt nuk e pranojnë kurrë, por brenda tyre ata ndihen të pambrojtur. Ata e kanë të nevojshme të jenë të vlerësuar e të marrë në konsideratë nga partneret e tyre. Nëse ndjejnë se kjo gjë nuk u ofrohet nga partnerja, ata priren ta kërkojnë gjetiu. Kur meshkujt e ndjejnë vlerësimin e vërtetë nga partnerja (dhe jo lajka), ata ndihen më të sigurt dhe me vetëbesim në çdo fushë të jetës së tyre.

4 – Meshkujt: “Nuk duam më vetëm seks!” Në përgjithësi mendohet se meshkujt janë të prirur ndaj marrëdhënieve të bazuara vetëm te seksi për shkak të ndërtimit biologjik të tyre, i cili është i ndryshëm nga ai femëror. Por një studim i fundit ka vërtetuar se arsyeja, se pse meshkujt nuk duan më marrëdhënie të bazuara vetëm në seks është, sepse ata kanë një nevojë shumë më të madhe për t’u ndjerë të dëshiruar nga partneret e tyre.

5 – Seksi, do të thotë më shumë se aq! Për aq kohë sa një mashkull është i dëshiruar nga partnerja, kjo ndjenjë ka efekt në jetën e tij. Ai fiton një ndjesi besimi dhe mirëqenie në të gjitha fushat e jetës. Kur një mashkull ndihet i refuzuar seksualisht nga partnerja nuk do të thotë se ndihet i tillë vetëm në aspektin fizik, por ky refuzim është i dëmshëm për të si në aspektin e pozicionit si bashkëshort, mbështetës familjar dhe mbi të gjitha si mashkull. Ja përse marrëdhëniet seksuale janë të domosdoshme për mirë funksionimin e një marrëdhënie dashurie.

6 – Mashkulli është përgjegjës për familjen e tij. Në kohët e sotme, të ardhurat materiale dhe pagat e të dy partnerëve janë thuajse të barabarta. Mashkulli ka përgjegjësinë më të madhe familjare. Ata nuk e kanë zgjedhur me dëshirë këtë rol, por kanë lindur me të. Ky nocion është gjithnjë në mendjet e tyre dhe ndonjëherë janë të pushtuar nga ndjenja e të qenit të bllokuar. Dhe femrave i ngelet të jenë mbështetëse, inkurajuese kundrejt partnerëve.

7 – Meshkujt e kanë të pamundur të shmangin tundimin vizual. Realiteti ka treguar se meshkujt reagojnë natyrshëm me shikime të pakontrolluara kur bëhet fjalë për një imazh femëror. Femra që gjenden pranë meshkujve në mënyrë rastësore dhe sytë e meshkujve që enden drejt tyre… Qoftë edhe bashkëshorti ideal dhe i dashuruar çmendurisht, në prani të gruas së tij, ndodh që të ndjekë me sy trupin dhe sjelljet ndjellëse të një femre tjetër. Edhe pse bëhet fjalë për shikime kalimtare dhe instiktive ato imazhe ruhen në mendjen e tyre. Një mashkull ka mundësi të injorojë shikimet ndaj femrave të tjera por ata e kanë të vështirë të kontrollojnë veten në situata tundimi.

8 – Meshkujt e pëlqejnë romanticitetin por mendojnë se nuk kanë dhunti të jenë romantikë. Është e vërtetë që meshkujt duket se nuk janë romantikë, por nuk është e vërtetë se nuk duan të jenë të tillë. Meshkujt pëlqejnë të jenë romantikë, por besojnë se nuk kanë aftësi për të qenë të tillë. Ata i druhen rrezikut të jenë të përulur dhe të jenë të dështuar në përpjekjet e sjelljeve romantike. Femrat kanë mundësi për ta përmirësuar vetëbesimin e partnerëve duke i inkurajuar ata me përkufizimin e asaj që quhet romanticitet. Si p.sh: Një femër që nuk ngurron të ndjekë burrin e saj në një dyqan me objekte elektronike, ai mund ta shohë këtë rast si një mundësi për të bërë diçka me partneren edhe në një vend të papërshtatshëm femëror. A nuk ju duket kjo një situatë romantike?

9 – Meshkujve u intereson pamja fizike e partnereve të tyre. Kjo nuk do të thotë se meshkujt pëlqejnë që partneret e tyre të ngjajnë si manekine. Meshkujt mendojnë se femrat duhet të bëjnë përpjekje për t’u kujdesur për veten dhe të mos e anashkalojnë në asnjë çast kujdesin për dukjen fizike pasi kjo gjë ka shumë rëndësi për ta. Meshkujt e martuar e vlerësojnë përpjekjen e bashkëshorteve për të qëndruar tërheqëse si në ditën e tyre të parë të njohjes.

10 – Meshkujt kanë nevojë që femrat ta kuptojnë dashurinë e tyre. Përgjigja e parë e dhënë nga meshkujt që listuan 10 gjërat që femrat duhet të dinë në lidhje me ta, ishte në lidhje me ndjenjat. Edhe pse meshkujt e kanë shumë të vështirë të shprehin me fjalë dashurinë për partneren ata kanë ndjenja të sinqerta për to. Ata kanë dëshirë ta transmetojnë dashurinë për femrën e jetës së tyre dhe ajo që ka vlerë për ta është që këto femra ta besojnë këtë fakt.
Pesë arsye psikologjike që i shtyjnë meshkujt drejt tradhtisë

“Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar”
Pse burrat janë jobesnikë dhe tradhtojnë, madje edhe atëherë kur i kanë gratë tejet atraktive? Secili mashkull ka dëshirë të mendojë për veten si për një gjuetar të vetmuar, të cilit femrat nuk mund t`i bëjnë ballë. Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër, e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. Krejt çka mund të bëjnë gratë si masë parandaluese e tradhtisë është të jenë të kujdesshme. Që nga fillimi i lidhjes duhet qartë t’ia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj. Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Meshkujt që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye.

Monotonia
Jo vetëm femrave, por edhe meshkujve u mërzitet jeta shtëpiake, ku dita kalon në po të njëjtat stade. Jeta në çift ka nevojë për varietet. Nëse ai mërzitet do kërkojë të dalë me dikë për t’u shkëputur nga monotonia. Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët japin disa arsye për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët.
Kureshtja
Arsye tjetër është kureshtja. Pothuajse s`ka në botë mashkull që nuk pyetet: “Si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër?”. Shumë nga ata meshkuj që i bëjnë vetes këtë pyetje, arrijnë të gjejnë zgjidhjen. E nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në “lugë” papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.
Biseda në shoqëri
Arsye tjetër që mund ta shtyjë një mashkull ta mashtrojë partneren e tij është edhe vetë biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e veta! Se si kanë pasur shumë femra në jetën e tyre. Dhe në vend që të ndiheni të lumtur me partneren tuaj, kërkoni më shumë. Natyrisht nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të “provohet” diçka e re.
Shtimi i vetëbesimit në lidhje të fshehtë
Jeni martuar apo keni një partnere që ju do. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe të vetëbesimit. Por për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar, që për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhtojnë aq lehtë, vetëm e vetëm për t`iu dëshmuar në radhë të parë vetes dhe shoqërisë.
Sigal