Finalja e mbijetesës, Erzeni fiton mes frikës në Kukës

24
Sigal

Erzeni mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa triumfoi në finalen e mbijetesës ndaj Kukësit, mes frikës. Një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkojnë shpëtimin, por në fund festuan shijakasit.

Verilindorët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të Salami, ndërsa e dytë ishte një tjetër histori.

Erzeni barazoi në minutën e 60-të me Kahrimanovic, ndërsa 6 minuta më vonë, Zeka përmbysi rezultatin. Këtu ishte dhe rasti kulminant i sfidës.

Pas golit të përmbysjes, tifozët e Kukësit, u futën në fushë, duke ngjallur panik te dy skuadrat dhe te arbitrat. Ndeshja u ndërpre për rreth 20 minuta, ndërsa më pas u kërkua boshatisja e stadiumit.Forcat e rendit larguan tifozët nga stadiumi dhe ndeshja rifilloi, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e tetë me 26 pikë, ndërsa Kukësi mbetet i fundit me 19 pikë.