Politikanë perëndimorë për vizitë solidariteti në Kiev

24
Sigal

Në përvjetorin e dytë të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës në shumë vende organizohen sot protesta kundër sulmit rus dhe mitingje në mbështetje të Ukrainës. Në shenjë solidariteti një sërë politikanësh perëndimorë kanë shkuar në Ukrainë, mes tyre edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministra e Italisë, Giorgia Meloni, ai kanadez, Justin Trudeau dhe kryeministri belg, Alexander De Croo. Tre kryeministrat udhëtuan me tren së bashku nga Polonia, bëri të ditur qeveria italiane.

Von der Leyen: Të fortë në krah të Kievit

Presidentja e KE, von der Leyen shkroi në shërbimin online X, se ka ardhur në Kiev për të nderuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas. “Më shumë se kurrë më parë qëndrojmë në krah të Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe moralisht. Deri sa ky vend të jetë i lirë.”, deklaroi von der Leyen. Sipas një njoftimi të KE, von der Leyen i dorëzoi 50 automjete policisë kombëtare ukrainase dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Automjetet do të ndihmojnë autoritetet ukrainase “të stabilizojnë rajonet, të cilat forcat ukrainase i kanë çliruar me aq guxim nga pushtimi rus”, thuhet në njoftim. Furnizimi me automjete i bashkangjitet një furnizimi të fundit të BE me mjete moderne për identifikimin e minave.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një video mesazh për Ukrainën vlerësoi “guximin dhe vendosmërinë” e ukrainasve dhe e siguroi vendin për mbështetjen në një të ardhme si vend i NATO-s. “Ukraina do të hyjë në NATo. Pyetja nuk shkrohet, nëse por kur”, tha Stoltenberg. “Në një kohë që e përgatisim këtë ditë, NATO do të qëndrojë edhe më tej në krah të Ukrainës.