Nuk kërcente topi, shtyhet katër orë ndeshja historike e përfaqësueses U21 të Italisë

512
Sigal

Kushtet atmosferike në stadiumin e Katanias kanë detyruar shtyrjen me disa orë të ndeshjes historike të Italisë U21 ndaj Armenisë U21. Një duel i veçantë, jo vetëm për shkak se luhet për eliminatoret e Europianit, por edhe se gjykohet nga një arbitre femër.

Francezja Stefani Frapart, e cila në verë u caktua të arbitronte Superkupën e Europës mes Çelsit dhe Liverpulit, është e caktuar që të drejtojë këtë ndeshjes mes dy përfaqësueseve të meshkujve, ku ajo italiane do të kërkojë një fitore për kreun e grupit. Por shirat e rrëmbyeshëm në Itali kanë përmbytur stadiumin e Katanias duke detyruan gjyqtaren Frapart të dilte disa herë në fushë për të provuar terrenin.

Kështu, ajo që nga ora 17:00 ka provuar disa herë në pjesë të ndryshme të fushës nëse kërcente topi, duke e cilësuar të papërshtatshme për t’u luajtur. Vetëm në orën 19:00, pasi punëtorët e fushës u futën dhe filluan të largonin ujin me çdo mjet të mundshëm, ajo mbeti e kënaqur nga kërcimi i topit dhe ka “ok” që sfida të luhej, por vetëm në orën 21:00 të darkës, pasi atëherë pritej të mos kishte reshje te tjera shiu mbi qytet.