Finalja do të luhet në “Air Albania”/ UEFA prezaton Ligën e re, Ceferin: Do të marrin pjesë…

208
Sigal

Ditën e sotme, UEFA ka zbuluar detajet mbi ligën e re të krijuar të quajtur Liga e Konferencave, ku do të marrin pjesë 184 skuadra nga 55 federatat e Europës.

Mbi ligën e re foli vetë kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjitha skuadrat e vogla për të fituar një trofe.

“Ne duam t’i bëjmë garat tona më gjithëpërfshirëse, t’u japim klubeve dhe tifozëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të garojnë për trofe europian.

Kjo është arsyeja pse ne krijuam Ligën e Konferencave. Do të marrin pjesë klube nga 55 federatat e futbollit në Europë dhe është e rëndësishme t’u japim skuadrave sa më shumë mundësi të zgjasin aventurën e tyre në Kupat e Europës”.

E veçanta e ligës së re është se finalja e kompeticionit do të luhet në Tiranë në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në datën 25 maj të vitit 2022.