PD padit vendimin e KAS për rezultatin e Gjirokastrës: Të përsëriten zgjedhjet në këtë qark!

179
Sigal

Partia Demokratike ka ankimuar këtë në kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës.

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, thekson se ka dorëzuar në Kolegj padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.


Postimi i plotë i Marash Logut:

Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi.