“Faleminderit Legjendë” turne memorial kushtuar “Fadil Vokrrit”

252

Nën kujdesin e Presidentit të Kosovës. Pjesëmarrës edhe ekipi i Ushtrisë së Kosovës

Pasditja e djeshme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka kujtuar në një aktivitet sportiv legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit. Ish-futbollisti dhe ish-kryetari i FFK-së Vokrri ka lindur, më 23 korrik 1960 në Sfeçël të komunës Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë, e jo vetëm. Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. E filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina ku luajti për një periudhë edhe më pas me KF Partizani i Beogradit. Ish-përfaqësuesi i shumë ekipeve të njohura ndërkombëtare Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti pas një ataku në zemër, vetëm dy vite mbasi e kishte anëtarësuar Kosovën në dy organet kryesore qeverisëse të futbollit ndërkombëtar, FIFA dhe UEFA.

Për ta nderuar figurën e tij, dje në pasdite, në orën 18:30 u organizua turneu memorial me moton “Faleminderit Legjendë”. Turneu do të zgjatë deri më 30 dhjetor dhe është organizuar nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Hapja e turneut u bë nga dy djemtë e ish-futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz dhe Albert Vokrri. Më tej aktiviteti ka vazhduar sipas plan-programit të turneut, që përmban zhvillimin e 6 ndeshjeve të futbollit Të ftuar janë skuadrat e Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës, FFK-ja, Lorik Cana dhe shumë artistë të tjerë të njohur. Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe ish-bashkëlojtarët e Vokrrit në Llap, aty ku e nisën karrierën si futbollit së bashku me legjendën e futbollit, Vokrri.