Europa Lague/ Sevilla dhe Shakhtar kualifikohen për në gjysmëfinale

228
Sigal

Sevilla dhe Shakhtar Donesk janë dy skuadrat e radhës që siguron një vend për në gjysmëfinalet e Europa League. Skuadra spanjolle fitoi me shumë vështirësi 1-0 kundër Wolves, pasi nuk arritën të konkretizonin rastet e shumta për shënim në portën e Rui Patricios. Dy minuta nga fundi, Ocampos shënoi me kokë golin e kualifikimit që e dërgon në gjysmëfinale kundër Manchester United.

Shakhtar-i ndërkohë e pati shumë të thjeshtë kundër Baselit, duke triumfuar 4-1. Moraes dhe Taison shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë do të shënonin Patrick dhe Dodo. Golin e nderit për zviceranët e realizoi Wolfswinkel. Në gjysmëfinale ekipi ukrainas do të përballet me Interin.