Cristiano Ronaldo drejt largimit nga United, në janar pritet…

118
Sigal

Qëndrimi i Cristiano Ronaldos të Manchester United sa vjen e bëhet më i ndërlikuar. Janari besohet se do të jetë edhe merkato ku palët do të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, me shumë skuadra që kanë nisur tashmë projektin me Ronaldon në ekip.

Një lëvizje që drejtuesit e “djajve të kuq” nuk duan që të kapen në befasi dhe kanë gati edhe emrin e pasuesit të 37-vjeçarit. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, United do synojë që të marrë në “Old Trafford” Choupo Mooting.

Sulmuesi po kalon një moment të mirë në këto javë të para të sezonit, duke tërhequr vëmendjen e gjigantit të Premier League. Trajneri i djajve, Erik ten Hag admiron shkathtësinë dhe përvojën e kamerunasit dhe është i interesuar ta marrë që në merkaton e verës së ardhshme, kohë kur edhe I skadon marrëveshja me Bavarezët.

Interesante është fakti se 33-vjecari është një futbollist që vitet e fundit ka firmosur me parametra zero, sic ishte kalimi i tij te Pari Së ZHërme dhe më pas te Bayern Munich.

Në 49 paraqitjet e tij me gjigandin e Bundesligës, ish-lojtari i kombëtareve të moshave të Gjermanisë ka luajtur kryesisht nga stoli, teksa ka shënuar 10 gola.