Plagosje me thikë në kryeqytet

311
Sigal

Një konflikt mes dy personash ka degraduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. I lënduari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”. Burime zyrtare nga policia njoftuan se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, organizuan punën dhe bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes: A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtuan të njëjtat burime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.