FOTOT/ Aksident te “Kthesa e Murrashit”, makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

107
Sigal

Një automjet është përfshirë në një aksident të frikshëm mëngjesin e kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Sipas burimeve nga vendngjarja automjeti gjatë lëvizjes ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti. Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.