“EURO 2024”/Silvinjo: Europiani eksperiencë e bukur, kemi marrë shumë

31
Sigal

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, dje u kthye në vendin tonë së bashku me disa futbollistë të Kombëtares. Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, braziliani kishte vetëm fjalë falenderuese për skuadrën. “Si trajner ju them se Europiani për ne ishte një turne i jashtëzakonshëm, e mbi të gjitha një eksperinecë e mirë për këdo. Por ishte edhe një turne i vështirë për ne, sepse të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të forte, kjo është eksperienca e bukur. Të gjithë lojtarët, e në veçanti të rinjtë, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Mbetet një eksperiencë e bukur. Të gjithë lojtarët dhe  federata, kur vjen në ndeshje dhe shohin njerëz që të suportojnë, kjo besoj se ishte e jashtzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne? Kemi marrë shumë dhe e përfaqësuam mjaft mirë vendin. Faleminderit të gjithë lojtarëve, faleminderit gjithë tifozëve ku mbështetja e tyre ishte e pabesueshme. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë”.

 

LIBRI I ARTË

Finalet – Fituesit

(1) 10.08.1960 / Francë

BRSS-Jugosllavi                   2-1

(2) 21.06.1964 / Spanjë      

SPANJË-BRSS            2-1

(3) 08.07. 1968 / Itali

Itali-Jugosllavi             1-1

10 Korrik 1968

ITALI-Jugosllavi                   2-0

(4) 18.08.1972 / Belgjikë

GJERMANI P-Jugosllavi 3-0

(5) 20.06.1976 / Jugosllavi

Çekosllovaki-Gjermani P    2-2

ÇEKOSLLOVAKIA 5-3 P

(6) 22.06.1980 / Itali

GJERMANI P-Belgjikë 2-1

(7) 27.06.1984 / Francë

FRANCË-Spanjë                  2-0

(8) 25.06.1988 / Gjermani

BRSS-HOLANDË       0-2

(9) 26.06.1992 / Suedi

DANIMARKË-Gjermani 2-0

(19) 30.06.1996 / Angli

Rep. Çeke-GJERMANI        1-2

(11) 02.02.2000 / Holandë

FRANCË-Itali              2-1

(12) 04.06.2004 / Portugali

Portugali-GREQI                  0-1

(13) 29.06.2008 / Austri

Gjermani-SPANJË      0-1

(14) 01.07.2012 / Ukrainë

SPANJË-Itali               4-0

(15) 10.07.2016 / Francë

PORTUGALI-Francë  1-0

(16) 11.07.2021 / Angli

ITALI-Angli                 3-2

 

Spektakël kuqezi nga tifozët, “fitorja” në Euro 2024

Shqipëria u largua përpara kohe nga ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, pasi u rendit e fundit në Grupin B kualifikues vetëm 1 pikë. Natyrisht që kjo ishte një renditje mes atyre kolosëve të futbollit botëror, me të cilët aventura e përballjes mbetet një ëmdërr. Dhe përveç përballjeve në fushën e lojës, Shqipëria kuqezi “luajti” edhe europianin e saj në shkallët e tre stadiumeve ku Kombëtarja jonë i zhvilloi ndeshjet. Aty tifozët shqiptarë dhuruan spektakël në tribuna, duke përkrahur kombëtaren në çdo ndeshje. Në sfidën ndaj Italisë në Dortmund ishin 50 mijë tifozë, ku shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” u shndërruan në murin “kuqezi” dhe pamjet “pushtuan” globin si një uragan, që dukej sikur nuk ndalej. Edhe në Hamburg e Dyseldorf, tifozët “luajtën” europianin e tyre.

 

GRUPI A

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Gjermania        3       7

2.Zvicra     3       5

3.Hungaria 3       3

4.Skocia    3       1

Ndeshjet në grup

14 Qershor 2024

Gjermani-Skoci  5-1

15 Qershor 2024

Hungari-Zvicër 1-3

19 Qershor 2024

Gjermani-Hungari       2-0

Skoci-Zvicër       1-1

23 Qershor 2024

Skoci-Hungari    0-1

Zvicër-Gjermani 1-1

 

GRUPI B

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Spanja    3       9

3.Italia       3       4

2.Kroacia   3       2

3.Shqipëria         3       1

Ndeshjet në grup

15 Qershor 2024

Spanjë-Kroaci    3-0

Itali-Shqipëri      2-1

19 Qershor 2024

Kroaci-Shqipëri 2-2

20 Qershor 2024

Spanjë-Itali         1-0

24 Qershor 2024

Shqipëri-Spanjë 0-1

Kroaci-Itali         1-1

 

GRUPI C

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Anglia      3        5

2.Sllovenia  3        3

3.Danimark 3        3

4.Serbia      3        2

Ndeshjet në grup

16 Qershor 2024

Slloveni-Danimark 1-1

Serbi-Angli          0-1

20 Qershor 2024

Slloveni-Serbi     1-1

Danimarkë-Angli 1-1

25 Qershor 2024

Danimarkë-Serbi 0-0

Angli-Slloveni     0-0

 

GRUPI D

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Austria     3        6

2.Franca      3        5

3.Holanda   3        4

4.Polonia    3        1

Ndeshjet në grup

16 Qershor 2024

Poloni-Holandë     1-2

17 Qershor 2024

Austri-Francë        0-1

21 Qershor 2024

Poloni-Austri        1-3

Holandë-Francë    0-0

25 Qershor 2024

Francë-Poloni       1-1

Holandë-Austri     2-3

 

GRUPI E

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Rumania 2       3

2.Belgjika  2       3

3.Sllovakia         2       3

4.Ukraina  2       3

Ndeshjet në grup

17 Qershor 2024

Rumani-Ukrainë          3-0

Belgjikë-Sllovaki        0-1

21 Qershor 2024

Sllovaki-Ukrainë         1-2

22 Qershor 2024

Belgjikë-Rumani         2-0

26 Qershor 2024

Sllovaki-Rumani         18:00

Ukrainë-Belgjikë         18:00

 

GRUPI F

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Portugalia        2       6

2.Turqia     2       3

  1. Rep.Çeke 2 1

4.Gjeorgjia          2       1

Ndeshjet në grup

18 Qershor 2024

Turqi-Gjeorgji    3-1

Portugali-R.Çeke         2-1

22 Qershor 2024

Gjeorgji-Rep.Çeke       1-1

Turqi-Portugali  0-3

26 Qershor 2024

Rep.Çeke-Turqi 21:00

Gjeorgji-Portugali       21:00

 

Protagonisti Gjasula: Dhashë maksimumin, falenderoj tifozët

Dje, nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, mesfushori i Kombëtares sonë Klaus Gjasula u shpreh se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë. Mes të tjerave, ai e bëri edhe “autokritikën” për autogolin në ndeshjen me Italinë. “Unë kam dhënë maksimumin për aq kohë sa isha në fushë, por tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij evropiani. Ndjesia e autogolit nuk ishte e mirë, e kam vuajtur për pak minuta dhe më pas me golin që shënova isha mirë. Të gjithë jemi të kënaqur, sepse kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë. Tani, bota e sheh ndryshe Kombëtaren tonë dhe për vendin tonë ka qenë një gjë shumë e mirë”,- kështu e mendon Gjasula rrugëtimin e Shqipërisë në “Euro 2024”, ku ai i bëri të gjitha: Autogolin, golin, kartonët e lojën me shpirt gare.