“EURO 2024”/ Kliton Bozgo: Me Italinë ndeshja kryesore, shanset janë për rezultat pozitiv

68

“EURO 2024”/ Nisi sinfonia e Europianit, Gjermania “troket” trofeun. Nga Dortmundi për “Telegraf”, flet ish-sulmuesi i Kombëtares Kliton Bozgo: Ka flamuj kuqezi

Sigal

 

Agron KAJA

Në Francë shkuam si debutues dhe morrëm 3 pikë, ndërsa këtu në Gjermani duhet të mendojmë për të bërë diçka më të madhe. Erdhëm si të parët në grupin tonë kualifikues, kemi kualitete e cilësinë e duhur

Dje u çel sipari i ndeshjeve finale të Kampionatit Europian të futbollit “Gjermani 2024”, si e përshkruani atmosferën?

Në të tilla evente ka gjithmonë madhështi, e kështu po ndodh edhe këtu në Mynih sot (dje), në stadiumin “Allianz Arena”. Nisur nga kapaciteti i tij, besoj se do jenë mbi 70 mijë spektatorë, por e rëndësishme është se ka edhe flamuj shqiptarë.

Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në finalet e një kampionati Europian, mendoni se po shkruhet një histori e re për Kombëtaren tonë?

Patjetër që po, sepse e kemi merituar. Në Francë shkuam si debutues dhe morrëm 3 pikë, ndërsa këtu në Gjermani duhet të mendojmë për të bërë diçka më të madhe. Erdhëm si të parët në grupin tonë kualifikues, kemi kualitete e cilësinë e duhur.

Janë 26 futbollistë në dispoziocion të trajnerit Silvinjo, mendoni se duhet të kishim ndonjë thirrje tjetër apo një mos thirrje nga ata aktualë?  

Gjithmonë për listat do ketë debate, janë të pashmangshme. Por në këto raste trajneri i merr përsipër të gjitha. Silvinjo i ka studiuar e peshuar lojtarët, dhe përgjegjësia mbetet e tij, ose do të jetë hero me këtë listë, ose dështim. Besoj të parën.

Kombëtarja jonë ka disa ditë në tokën gjermane, çfarë veçoni nga këto përgatitje të saj?

Është pozitive që jemi në Europian. Skuadrën e kanë pritur shumë mirë dhe duket sikur janë në shtëpinë tonë. Unë isha te Kombëtarja këto ditë dhe pashë që në stërvitje kishte tifozë shqiptarë. Edhe në “Francë 2016” i gjithë stadiumi dukej kuqezi.

Ndeshjen e parë në Grupin B, Kombëtarja e luan kundër Italisë, keni një parashikim?

Dëshira është e madhe të fitojmë, ose të marrim pikë. Ndeshja e parë është kryesore dhe rëndësi ka që të mos dalim pa pikë. E shpresoj se janë shanset për një rezultat pozitiv, sidomos me Italinë që e njohim shumë mirë, pasi kemi 8 futbollistë që luajnë në serie A dhe ajo si skuadër nuk ka çfarë të na fshehë.

Ku mendoni se skuadra jonë duhet të kujdeset më shumë në këtë sfidë të parë në Europianin “Gjermani 2024”?

Kujdes duhet shumë në të gjitha repartet, sepse me italianët kur i mendon se i ke marrë superioritetin, të shënon gol. Faza e mbrojtjes duhet të jetë vendimtare, kjo nga i gjithë ekipi. Në fushë edhe ne do na krijohen mundësitë tona.

Në ambientin mediatik, futbollistët e kombëtares janë shprehur me optimizëm për sfidën me Italinë, i kanë idetë e qarta për një rezultat pozitiv?

Në futboll, morali për lojtarët është një nga detyrimet kryesore për të arritur suksesin. Edhe futbollistët tanë ashtu duhet të mendojnë dhe të besojnë, sepse të gjitha ata që do jenë në fushë në këtë sfidë nuk do jenë vetëm. Në stadium do jemi ne superiorë dhe kjo mbështetje do na vlejë.

Bastet na “masakrojnë” për ecurinë e Kombëtares sonë në këto ndeshje në Gjermani, ju sa të sakta i mendoni parashikimet e tyre?

Bastet janë lojë fati, nuk janë lojë reale. Kështu që ata krijojnë situata sikundër t’u interesojnë. Bastet janë biznes dhe unë mendoj se në futboll çdo mundësi është e përbashkët për çdo skuadër, jo nisur nga bastet.

Cilat skuadra i mendoni se do të kryesojnë dy vëndet e para të Grupit B?

Kroacia është shumë e fortë, duke parë edhe përbërjen e lojtarëve dhe klubet ku ata  luajnë. Spanja është gjithmonë favorite, por në fushë do vendoset gjithçka. Mendoj se duhet edhe pak fat e psikologji te skuadra jonë, gjithçka është e mundshme.

Për fitoren e Europianit, cilën skuadër e mendoni se do të jetë më favorite?

Do t’i referohem historisë së Europianëve. Kështu, unë e mendoj Francën si kandidate kryesore, por edhe Spanjën e Gjermaninë, ndërsa Kroacinë e shikoj në katër skuadrat më të mira në këto finale. Gjithsesi, fusha do tregojë gjithçka.

 

Shqipëria në Kampionate Europianë

Ky është kampionati i 17-të për futbollin europian, ndërsa Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në historinë e saj. Në kampionatin e 15-të, Francë 2016, Kombëtarja jonë luajti tre ndeshje në Grupin A kualifikues, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Në ndeshjen e parë humbi 0-2 me Francën, humbi edhe ndeshjen e dytë me Zvicrën 0-1, ndërsa fitoi ndeshjen e tretë me Rumaninë 1-0, me golin e Armando Sadikut në minutën e 43-të.

 

14 Qershor 2024

Kampionati i 17-të Europian i Futbollit

14 Korrik 2024

 

LIBRI I ARTË

Finalet – Fituesit

(1) 10.08.1960 / Francë

BRSS-Jugosllavi                             2-1

(2) 21.06.1964 / Spanjë      

SPANJË-BRSS                               2-1

(3) 08.07. 1968 / Itali

Itali-Jugosllavi                                1-1

10 Korrik 1968

ITALI-Jugosllavi                             2-0

(4) 18.08.1972 / Belgjikë

GJERMANI P-Jugosllavi              3-0

(5) 20.06.1976 / Jugosllavi

Çekosllovaki-Gjermani P              2-2

ÇEKOSLLOVAKIA 5-3 P

(6) 22.06.1980 / Itali

GJERMANI P-Belgjikë                 2-1

(7) 27.06.1984 / Francë

FRANCË-Spanjë                            2-0

(8) 25.06.1988 / Gjermani

BRSS-HOLANDË                          0-2

(9) 26.06.1992 / Suedi

DANIMARKË-Gjermani              2-0

(19) 30.06.1996 / Angli

Rep. Çeke-GJERMANI                  1-2

(11) 02.02.2000 / Holandë

FRANCË-Itali                                 2-1

(12) 04.06.2004 / Portugali

Portugali-GREQI                            0-1

(13) 29.06.2008 / Austri

Gjermani-SPANJË                         0-1

(14) 01.07.2012 / Ukrainë

SPANJË-Itali                                  4-0

(15) 10.07.2016 / Francë

PORTUGALI-Francë                     1-0

(16) 11.07.2021 / Angli

ITALI-Angli                                    3-2

 

NË PRAG TË SFIDËS

Silvinjo: Jemi skuadër e fortë, do bëjmë diçka speciale

Trajneri i Shqipërisë në “Euro 2024”, Silvinjo, është i vetmi brazilian që drejton një skuadër në finalet e Gjermanisë. Shumë i kursyer në deklarimet e tij, por shumë punëtor në seancat stërvitore, dje ai ka folur me “gjuhën e formacionit” të cilin do ta hedhë sot në fushë kundër Italisë. “Të gjithë janë gati, kam skuadër të fortë dhe do bëjmë diçka speciale. Deri tani mendoj se kam bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme, edhe pse të gjithë i mendoj se janë titullarë. Italia është skuadër historike, e fortë dhe e paparashikueshme, por ne nuk po mendojmë shumë për historinë. Që kur u hodh shorti, ne ishim të ndërgjegjshëm se në Grupin B kemi tre skuadra kampione si rivale. Mendojmë të qëndrojmë gjatë këtu në Gjermani dhe suksesin do ta kërkojmë që në sfidën e parë ndaj Italisë”.

Tekniku italian Spaleti: Luajmë ndaj një rivali me kualitet

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, dje i ka motivuar futbollistët e tij para ndeshjes me Shqipërinë, duke kaluar në lëvdata e duke i quajtur heronjë dhe gjigantë. “Kam shumë emocione për këtë ndeshje, sepse është një ndjesi fantastike, në një stadium të bukur për të bërë një ndeshje të madhe. Vetë ndeshja është e ndërlikuar. Unë e pranoj, Silvinjo ka bërë një punë të madhe te Shqipëria për të ndërtuar këtë ekip, do të luajmë ndaj një rivali që ka kualitet dhe që kanë lojtarë, të cilët na e njohin mirë stilin e lojës. Do të jetë shumë e vështirë. Duhet thënë se jemi heronjë, gjigantë, që veshim uniformën e një ekipi që nuk vuan presion. Gjigantët dhe heronjtë nuk kanë frikë të luajnë një ndeshje futbolli”, tha mes të tjerat trajneri Italian dje në konferencën për shtyp.

 

Kafshët, shpendët dhe bastet na nënvleftësojnë, favorizojnë Italinë

Numrat në fanelat e futbollistëve të Kombëtares

Nr.1 Berisha, Nr.2 Balliu, Nr.3 Mitaj, Nr.4 Hysaj (zv/kap), Nr.5 Ajeti, Nr.6 Gjimshiti (kap), Nr.7 Manaj, Nr.8 Gjasula, Nr.9 Asani, Nr.10 Bajrami, Nr.11 Broja, Nr.12 Kastrati, Nr.13 Mihaj, Nr.14 Laçi, Nr.15 Seferi, Nr.16 M. Berisha, Nr.17 Muçi, Nr.18 Ismajli, Nr.19 Daku, Nr.20 Ramadani, Nr.21 Asllani, Nr.22 Abrashi, Nr.23 Strakosha, Nr.24 Kumbulla, Nr.25 Aliji, Nr.26 Hoxha

 

 

Formacioni i mundshëm

ITALI-SHQIPËRI     21:00

E shtunë 15 qershor 2024, në “Signal Iduna Park”, Dortmund

 

Shqipëria: 1-4-3-3

 

                        Strakosha

 

 

    Balliu       Ismajli      Gjimshiti  Mitaj

 

 

          Asllani      Bajrami    Ramadani

 

                  

          Hasani      Broja         Seferi

 

                            

Trajner: Silvinjo

GRUPI B

ITALI – SHQIPËRI  21:00

E shtunë, 15 qershor 2024

(Signal Iduna Park, Dortmund)

Arbitër kryesor: Feliks Zvajer

Asistentë: S. Lup, M. Aushmyler

I katërt: Daniel Siebert (Gjermani)

Gjyqtari i VAR: Bastian Dankert

Europiani “Gjermani 2024”, dje e hapi fletën e parë të kalendarit të tij 31 ditor. Tashmë fjalën nuk do ta kenë vetëm mediat, por më shumë fusha e lojës dhe shkallët e stadiumeve. Por gjatë javës së kaluar, në skenë dolën edhe kafshët, shpendët e deri peshqit, të cilët janë përdorur shpesh për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të futbollit në kompeticione të mëdha. Nuk ka bërë përjashtim as këtë herë në prag të Kampionatit Europian që nisi dje. Në një fermë, pronari ia ka lënë në dorë të kafshëve të zgjedhin dy skuadrat që do të kualifikohen nga çdo grup. Dhe në grupin B, pulat kanë vendosur për Shqipërinë dhe Spanjën, duke mos preferuar Italinë dhe Kroacinë. Ndërsa dikush tjetër ka përdorur qenin, me një parashikim për grupin tonë ku Italia mbetet e fundit, ndërsa Shqipëria në vend të tretë, Spanja e Kroacia në dy vëndet e para. Ndërsa për ndeshjen e sotme të Grupit B, Itali-Shqipëri, kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuota në të cilat duket se nuk e venë në dyshim fitoren e italianëve. Edhe pse duhen ende disa orë nga takimi, italianët janë paraqitur si favoritë dhe fitorja e tyre ka një koeficient 1.40. Ndërkohë, ndërsa suksesi i kuqezinjve kuotohet 8.00, barazimi me 4.75. Sa i përket vlerës totale të kombëtares italiane sipas “Transfermarkt”, ajo arrin në 705 milionë euro, vlera e Kombëtares shqiptare është 111 mln euro. Diferencat janë të dukshme, por fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat. “Stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund sot do të veshë “vellon” kuqezi. Ndërsa për Kris Saton, ish-sulmuesin anglez, opionionist në BBC, Itali-Shqipëri e parashikon barazim 1-1. Ndoshta ky do të jetë edhe çelsi i fatit për Kombëtaren tonë. Në këtë Orrakull fati hyn edhe gazeta “Telegraf”, e cila e uron Kombëtaren për sukses në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

 

GRUPI A

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Gjermania 1        3

2.Zvicra      0        0

  1. Hungaria 0       0
  2. Skocia    1        0

Ndeshjet në grup

14 Qershor 2024

Gjermani-Skoci    5-1

15 Qershor 2024

Hungari-Zvicër     15:00

19 Qershor 2024

Gjermani-Hungari 18:00

Skoci-Zvicër         21:00

23 Qershor 2024

Skoci-Hungari      21:00

Zvicër-Gjermani   21:00

 

GRUPI B

Skuadrat            Nd    Pikë

1.Italia                 0       0

2.Spanja              0       0

3.Kroacia             0       0

4.Shqipëria         0       0

Ndeshjet në grup

15 Qershor 2024

Spanjë-Kroaci              18:00

Itali-Shqipëri                21:00

19 Qershor 2024

Kroaci-Shqipëri           15:00

20 Qershor 2024

Spanjë-Itali                   21:00

24 Qershor 2024

Shqipëri-Spanjë           21:00

Kroaci-Itali                   21:00

 

GRUPI C

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Rumania                     0       0

2.Danimark                   0       0

3.Anglia                        0       0

4.Serbia                        0       0

Ndeshjet në grup

16 Qershor 2024

Slloveni-Danimark      18:00

Serbi-Angli                   21:00

20 Qershor 2024

Slloveni-Serbi              15:00

Danimarkë-Angli         18:00

25 Qershor 2024

Danimarkë-Serbi         21:00

Angli-Slloveni             21:00

 

GRUPI D

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Polonia                      0       0

2.Austria                       0       0

3.Franca                        0       0

4.Holanda                     0       0

Ndeshjet në grup

Nesër, 16 Qershor 2024

Poloni-Holandë            15:00

17 Qershor 2024

Austri-Francë               21:00

21 Qershor 2024

Poloni-Austri               18:00

Holandë-Francë            21:00

25 Qershor 2024

Francë-Poloni               18:00

Holandë-Austri            18:00

 

GRUPI E

Skuadrat  Nd    Pikë

1.Rumania                    0       0

2.Belgjika                     0       0

3.Sllovakia                   0       0

4.Ukraina                      0       0

Ndeshjet në grup

17 Qershor 2024

Rumani-Ukrainë          15:00

Belgjikë-Sllovaki        18:00

21 Qershor 2024

Sllovaki-Ukrainë         15:00

22 Qershor 2024

Belgjikë-Rumani         21:00

26 Qershor 2024

Sllovaki-Rumani         18:00

Ukrainë-Belgjikë         18:00

 

GRUPI F

Skuadrat  Nd    Pikë

  1. Rep.Çeke 0 0

2.Turqia               0       0

3.Portugalia        0       0

4.Gjeorgjia          0       0

Ndeshjet në grup

18 Qershor 2024

Turqi-Gjeorgji              18:00

Portug-Rep. Çeke        21:00

22 Qershor 2024

Gjeorgji-Rep.Çeke       15:00

Turqi-Portugali            18:00

26 Qershor 2024

Rep.Çeke-Turqi           21:00

Gjeorgji-Portugali       21:00

 

ITALI – SHQIPËRI

Statistikat dhe ballafaqimet

 

Italia u rendit në vendin e 2-të të Grupit C kualifikues me 14 pikë, duke shënuar 4 Fitore, 2 Barazime, 2 Humbje, Golavarazhi 16:9. Ndërkohë që Shqipëria u rendit në vendin e 1-rë të Grupit E kualifikues, duke shënuar 4 Fitore, 3 Barazime, 1 Humbje, Golavarazhi 12:4. Përpara Euro 2024, Italia dhe Shqipëria janë ndeshur. Në historinë e përballjeve mes tyre, më parë Italia me Shqipërinë janë ndeshur katër herë, italianët janë superiorë me 4 Fitore dhe me golavarazhin pozitiv për ta, 7:1. Gjatë përgatitoreve, Italia zhvilloi dy ndeshje miqësore, fitoi 1-0 me Bosnje Hercegovinën dhe barazoi 0-0 me Turqinë. Ndërsa Shqipëria, në dy miqësore që zhvilloi në këtë periudhë përgatitore arriti dy fitore: 3-0 me Litehshteinin dhe 3-1 me Azerbaixhanin. Ndeshja e së shtunës është e para për të dyja skuadrat në “Euro 2024” dhe parashikimet presin rezultat të ngushtë, mesatarja e golave pritet në 2.5.