Sigal

“Derbi” jashtë fushe luhet edhe në konferenca shtypi

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në konferencën e zakonshme për mediat në prag të “derbit” me Tiranën, është pyetur fillimisht për problemet me Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin, trajneri i demave është shprehur, se Alban Hoxha nuk do të jetë në ndeshjen e së premtes, ndërsa Lorenc Trashi ishte i ngarkuar nga sharjet e tifozëve vlonjatë, për reagimin që bëri pas ndeshjes me Flamurtarin dhe do të jetë prezent në këtë përballje. Gjithsesi, edhe pse ekuilibri është prishur paksa, trajneri Gega është shprehur gjithashtu optimist, se me grupin që ka në dispozicion, Partizani do të marrë tre pikët ndaj Tiranës. Ai ka vlerësuar kundërshtarin, por beson se edhe kjo ndeshje do të jetë e Partizanit. Gjatë konferencës, Gega ka folur dhe për shumë tema dhe çështje të ngritura nga gazetarët, ndërsa ka lënë të kuptohet se për Alban Hoxhën, do të zbatohet rregullorja e klubit në rastet kur ka shkelje të saj. Portieri i të kuqve, u lirua dy ditë më parë u lirua nga paraburgimi, ku kaloi 48 orë pasi u ndalua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Për këtë arsye ai humbi disa seanca stërvitore me skuadrën, duke mos arritur të jetë në formë për të premten. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, dy ditë para ndeshjes, lajmin se Alban Hoxha nuk do të luajë në “derbi”, e ka konfirmuar trajneri Skënder Gega. Gjatë fjalës së tij numri një i bankinës së të kuqve është shprehur se: “Albani nuk do të luajë. Mungesa në stërvitje dhe gjendja 100%, nuk i krijojnë mundësi të jetë në “derbi”. E dimë se sa vlen dhe e dimë se sa i rëndësishëm është ky “derbi”. Si me Albanin si me Trashin, Partizani duhet të dijë të jetë gati për “derbin”-ka thënë ndër të tjera trajneri Gega. Xhika do të jetë sërish titullar në këtë takim, ku ka një mundësi të shkëlqyer për të bindur trajnerin Gega për të ardhmen. Prania në stërvitje e kapitenit Hoxha ditën e djeshme ndoshta mund të jetë sinjal tjetër…! Le të shpresojmë se ky është një standard dhe jo një “kjo ishte loja…”