Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës para disa minutash ku një person ka gjetur vdekjen.

Aksidenti ka ndodhur në Bahçallëk. Viktima po lëvizte me biçikletë në momentin kur u godit nga një makinë. Viktima është Petrit Barbullushi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit  Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër

Policia ka   shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e  mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të  rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.