Eksluzive për Telegraf/ Flasin Mahir Halili dhe Artan Mergjyshi: Historia në “Derbi” është me Tiranën, aktualiteti me Dinamon

61
Sigal

“DERBI” I KRYEQYTETIT/ Flasin për “Telegraf” dy ish-protagonistë: Mahir Halili dhe Artan Mergjyshi

 

SPECIALE NGA Agron KAJA

NË SUPERIORE

Ndeshje                       149

Fitore Tirana                64

Barazime                     36

Fitore Dinamo             49

Golat                225:190

 

NË KUPË

Ndeshje                       31

Fitore Tirana               9

Barazime                     6

Fitore Dinamo             16

Golat                    32:44

 

NË TOTAL

Ndeshje                       180

Fitore Tirana                73

Barazime                     42

Fitore Dinamo 65

Golat                 257:234

TIRANA

Në këtë moment, Tiranës nuk i lejohen gabime

 

Java e fundit e fazës së tretë të Superiores luan “derbi”-in e kryeqytetit Tirana-Dinamo, si do shërbejë ai për Tiranën?

Duhet të shërbejë vetëm për tri pikët. Në këtë sfidë, Tiranës i duhet fitorja për t’u shmangur nga zona e mbijetesës, ndërsa Dinamo luan për përforcimin e pozitave në zonën “Final 4”. Tiranës në këto moment nuk i lejohen gabimet.

Në këtë “derbi” të 181-të, Tirana është inferiore në renditje në raport me Dinamon, do ndikojë kjo në rezultat?

Dinamo ka pozita më të mira, por Tirana do jetë më e fokusuar te fitorja në këtë “Derbi”. Tiranës i duhet patjetër fitorja për t’ju shmangur zonës së  mbijetesës, ndërsa Dinamo luan për përforcimin e pozitave në zonën “Final 4”.

Mund të kenë ndikim ndeshjet çerekfinale të kupës, me Dinamon dhe Tiranën jashtë tyre?

Mendoj se ndikon, sepse Tirana është më e lirshme nga Kupa, ndërsa te Dinamo mendoj se do ndjehet lodhja e Kupës në sfidën me Skënderbeun. Gjithsesi, trajnerët do t’i përgatisin skuadrat për më të mirën e tyre.

Tirana-Dinamo kanë luajtur mes tyre 180 ndeshje në kampionat e kupë, me bardheblutë superiorë, sa do ndikojë historia?

Kur luajnë dy ekipe në “derbi”, si ky i kryeqytetit, gjithmonë ka patur supriza. Sepse janë ekipe të forta që kanë nxjerrë yje në futbollin shqiptar. Ndaj mendoj se historia nuk ka ndikim direkt në rezultat.

Një ditë para zhvillimit të “Derb”-it, cili është parashikimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Unë mendoj se fiton Tirana, për të gjitha argumentet më sipër. Më duhet edhe një herë të them se në ndeshje të tilla ka pak ndikim renditja aktuale. Në nivel nuk kanë shumë diferenca, ndërsa Tiranës i ka munguar shumë fati.

Në karrierën tuaj si futbollist me Tiranën, sa herë e keni luajtur “derbi” me Dinamon dhe si e kujtoni?

Unë “derbi”-n e kryeqytetit e kam luajtur edhe në përbërje të Tiranës, por një vit edhe me Dinamon. Me Tiranën kam luajtur mbi 16 ndeshje dhe kujtoj se përgjegjësia ka qënë e madhe. Tirana ka tifozeri që i jep adrenalinë kësaj sfide.

Ku e mendoni Tiranën në fundin e fazës së katërt të Superiores 2024-2025?

Natyrisht që Tirana nuk do ta ketë të lehtë në fazën e katërt, dhe mendoj se si piksynim primar të ketë qëndrimin në Superiore. Sepse ndryshe, do rrezikonte shumë. Gjithsesi, Tirana ka shanse që të mbijetojë në Superiore.

Komisioni i Disiplinës nuk kursen ndëshkime për zyrtarë

Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë dje 32 vendime lidhur me javën që u mbyll, por edhe të tjera të mbartura nga javët e shkuara. Duke ju referuar Abissnet Superiore, ndëshkohen dy zyrtarë të Egnatias dhe një i Laçit. Taulant Guma dhe Alban Shala të Egnatias pezullohen 4 ndeshje, ndërsa te Laçi, Dario Pali me 4 ndeshje dhe Da Silva me 2 ndeshje pezullim. Edhe në kategoritë e tjerë ka patur disa ndëshkime të zyrtarëve të klubeve.

DINAMO

Dinamo ka si avantazh renditjen dhe qetësinë

Java e fundit e fazës së tretë të Superiores luan “derbi”-in e kryeqytetit Tirana-Dinamo, si do shërbejë ai për Dinamon?

Ky “derbi” me Tiranën vjen në një moment të mirë për Dinamon, pas fitores me Laçin. Kjo fitore dhe rikthimet e bëjnë në pozita më komode, ku në avantazhin e saj si skuadër ka qetësinë. Luan për përforcimin e pozitave në zonën “Final 4”.

Dinamo vjen më superiore në renditje se Tirana, do ndikojë kjo në rezultat?

Derbet janë të paparashikueshëm dhe ndryshojnë nga situatat në tabelën e renditjes. E rëndësishmë është se Tirana e ka jetë a vdekje këtë sfidë Tiranës i duhet fitorja për t’u shmangur nga zona e mbijetesës. Aktualiteti ka rëndësi.

Mund të kenë ndikim ndeshjet çerekfinale të kupës, me Dinamon e kualifikuar në gjysmëfinale dhe Tiranën jashtë tyre?

Nuk mendoj se do të ndikojë te Dinamo, sepse ka një skuadër me element cilësorë dhe me shumë alternativa. Sepse Kupa është tjetër kompeticion nga kampionati, por kualifikimi në gjysmëfinale e rrit moralin e skuadrës së Ilir Dajës.

Tirana-Dinamo kanë luajtur mes tyre 180 ndeshje në kampionat e kupë, me bardheblutë superiorë, sa do ndikojë historia mes tyre?

U shpreha më sipër se ndeshjet “Derbi” të kryeqytetit kanë qënë dhe janë të pa parashikueshëm. Aktualisht, Tirana ka nevojë për pikë dhe luan sezonin dhe do bëjë maksimumin për të marrë maksimumin. Por avantazhi mbetet për Dinamon.

Një ditë para zhvillimit të “Derb”-it, cili është parashkimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Nisur nga të gjitha argumentet e mia në këtë bisedë, unë them se ndeshjen Tirana-Dinamo e fiton Dinamno 2-1. Ndoshta duket si një parashikim emocional, por kështu e mendoj dhe kam një siguri.

Në karrierën tuaj si futbollist me Dinamon, sa herë e keni luajtur “derbi” me Tiranën dhe si e kujtoni?

Nuk kam shumë statistika, por në 10 kampionate që kam luajtur me Dinamon, në Kupë e kampionat mund të kem luajtur më shumë se 40 derbi. Të dyja skuadrat atëhere kanë qënë të forta, por janç afër e afër në fitoret dhe humbjet.

Ku e mendoni Dinamon në fundin e fazës së katërt të Superiores 2024-2025?

Dëshira ime është që të renditet e para, por teknikisht Egnatia është më e pjekur dhe e plotë dhe këtë vënd sikur e ka të “çimentuar”. Kështu që them se duhet të renditet në vëndin e dytë, në “Final 4” të ketë fat.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 27

Datë 1 mars 2025

Laçi-Vllaznia                           14:00
AF Elbasani-Partizani             17:00

Datë 2 mars 2025

Bylis-Skënderbeu                    14:00
Tirana-Dinamo City               17:00

(Në “Elbasan Arena”)
Egnatia-Teuta                          17:00
RENDITJA      

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     26        48

2.Vllaznia                    26        45

3.Dinamo City             26        44

4.Partizani                   26        40

5.AF Elbasani              26        31

6.Laçi                          26        30

7.Bylis                         26        28

8.Teuta                        26        27

9.Tirana                       26        26

10.Skënderbeu             26        23