Egjipti në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, Mohamed Salah vendimtar ndaj Marokut

210
Sigal

“Faraonët” në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Mohamed Salah me shokë vuajtën jo pak përballë Marokut, të cilin e mposhtën pas 120 minutave lojë, teksa koha e rregullt u mbyll 1-1.

Sulmuesi i Liverpoolit ishte vendimtar në këtë sukses të Egjiptit pasi shënoi një gol dhe dha asistin e finalizimit të fitores në shtesë.

Në fakt, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Marokut, falë golit të Boufal që në minutën e 7-të me 11-metërsh.

Sigurisht, kur ke në përbërje një sulmues si Salah, gjithçka bëhet më e lehtë.

Sulmues i “The Reds” barazoi takimin në minutën e 53-të, por deri në vërshëllimën e kryesorit për përfundimin e lojës së rregullt nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Pa u mbyllur 100 minuta lojë, Trezeguet shënoi golin e dytë dhe të fitores për Egjiptin, që në gjysmëfinale do të përballet me Kamerunin organizator të turneut.