Edmond Hasanbelliu: Prisnim më shumë në këto 16 javë, do bëjmë merkato për një vend në Evropë

647
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Presidenti i skuadrës durrsake të futbollit, i pakënaqur me situatën, premton përforcime në janar
Gjysma e parë e sezonit e vendosi Teutën në vendin e 8-të me 15 pikë, ishin këto pritshmëritë tuaja?
Absolutisht që jo, sepse Teuta e këtij sezoni u ndërtua për të qenë njëra nga skuadrat pretendente në të dyja frontet, e rindërtuar për të pasur sukses në futbollin shqiptar dhe Kupat e Evropës. Por, ecuria e garës nuk tregoi plotësisht punën e bërë dhe investimet tona. Mund tu them se, vetëm pagat e lojtarëve për një muaj e kalojnë shifrën e 50 mijë eurove.

Ku e mendonit skuadrën tuaj në këtë gjysmë të parë të këtij sezoni futbollistik?
Teuta minimalisht duhet të kishte mbi 20 pikë, e maksimalisht ne mendonim që të ishim në vendin e dytë ose të tretë në renditje. Nisja ishte e mirë, madje edhe me rezultate që nuk i kishim pritur, por e ritheksoj se, ecuria e garës nuk tregoi atë çka ne kishim menduar.

Në fillimin e sezonit ishit shumë optimist për skuadrën që ndërtuat, sot keni zhgënjim?
Po, sepse unë nuk mund të pranoj si sukses vendin e 8-të. Kështu nuk do të kishim bërë gjithë ato investime, më mirë mbanim në skuadër futbollistë që e kapnin këtë vend pa shumë harxhime në financa e në kohë.

Gjatë kësaj periudhe, ku ka gabuar skuadra e Teutës?
Më shumë se sa gabime, unë them se janë zhgënjime të formës së lojtarëve. Dikush i dëmtuar, dikush pa formën e duhur të nivelit të Superiores, e më pas dëmtimet e skualifikimet, këto ishin pjesa e dukshme e gabimeve.

Mendoni se edhe trajneri ka pjesën e tij në këtë situatë?
Të gjithë kemi pjesë në këtë situatë, dhe askush nuk mund tu fshihet rezultateve të dobëta. Por, do të thosha se trajneri Magani ka bërë më të mirën me këtë grup futbollistësh, të cilët duhet të kishin dhënë më shumë. Sepse në sezonet e shkuara kishin treguar se ishin të denjë për Teutën.

Tashmë 16 javët ikën, Teuta u rendit në vendin e 8-të me 15 pikë, çfarë do të bëni për 20 javët e tjera?
Kjo është pjesa më e vështirë e sezonit, sepse përplasen të gjitha: Merkato, Kampionati dhe Kupa. Por edhe ne do të organizohemi më mirë në raport me të tre këta tregues, sepse kjo Teutë nuk është ndërtuar për të qenë në vendin e 8-të.

Dhe çfarë keni menduar për pjesën e mbetur të këtij sezoni?
Kemi filluar që tani të lëvizim në merkato, por duke qenë se ajo zyrtarisht nuk është çelur, edhe emrat që ne kemi në fokus nuk mund ti bëj publikë. Rëndësi ka që të gjejmë lojtarë që të bëjnë diferencën me grupin aktual, e së bashku të arrijnë synimet tona.

Ju i qëndroni synimeve të fillimit të sezonit, apo keni ndryshuar kursin e tyre?
Më sipër ju deklarova se, kjo Teutë është rindërtuar për të pasur sukses në futbollin shqiptar dhe Kupat e Evropës. Ky synim mbetet ende në fuqi, sepse duke qenë edhe 20 javë me 60 pikë brenda tyre, asgjë nuk është e pamundur, gjithçka do të varet vetëm nga puna e grupit, pse jo edhe nga merkatua e këtij dimri.
Teuta minimalisht duhet të kishte mbi 20 pikë, e maksimalisht ne mendonim që të ishim në vendin e dytë ose të tretë në renditje. Nisja ishte e mirë, madje edhe me rezultate që nuk i kishim pritur, por e ritheksoj, se ecuria e garës nuk tregoi atë çka ne kishim menduar
ECURIA E TEUTËS
Ndeshjet javë pas jave
Java e 1-rë/ 09.09.2017 
Teuta-Luftëtari 2-1
Java e 2-të/ 17.09.2017 
Vllaznia-Teuta 0-1
Java e 3-të/ 24.09.2017 
Teuta-Flamurtari 1-2
Java e 4-t/ 01.10.2017 
Kamza-Teuta 1-1
Java e 5-të/ 12.10.2017 
Teuta-Partizani 1-2
Java e 6-të/ 16.10.2017
Kukësi-Teuta 4-2
Java e 7-të/ 23.12.2017
Teuta-Skënderbeu 1-4
Java e 8-të/ 28.10.2017
Lushnja-Teuta 2-1
Java e 9-të/ 04.11.2017
Teuta-Laçi 1-1
Java e 10-të/ 15.11.2017
Luftëtari-Teuta 2-3
Java e 11-të/ 19.11.2017
Teuta-Vllaznia 1-0
Java e 12-të/ 25.11.2017
Flamurtari-Teuta 0-0
Java e 13-të/ 02.12.2017 
Teuta-Kamza 0-1
Java e 14-të/ 10.12.2017 
Partizani-Teuta 2-1
Java e 15-të/ 17.12.2017
Teuta-Kukësi 1-2
Java e 16-të/ 22.12.2017
Skënderbeu-Teuta 3-1
BILANCI
Nd 16, F 4, B 3, H 9, G 18:27
Në 10 sezonet e fundit, dështim i madh me të huajt
Gjatë këtij sezoni, në Kategorinë Superiore e nisën punë tre trajnerë të huaj: Italiani Iuliano te Partizani, uruguajani Fernandez te Luftëtari dhe serbi Milinkoviç. Por, të tre nuk i rezistuan dot futbollit shqiptar, madje për nga fama e publiciteti në fillimin e sezonit, këta ishin zhgënjimi më evident në këto 16 javë të luajtura. Fernandez te Luftëtari, më shumë ishte një anonim dhe pa licencën e duhur për Superioren shqiptar, Iluliano te Partizani erdhi me emrin e madh si ish-lojtar i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë, por vetë ai që e solli këtu, Luçiano Moxhi, ishte zhgënjyesi i radhës për skuadrën e kuqe. Ndryshe ndodhi me serbin e Kukësit, Mlladen Milinkoviç, i cili rrezikoi shumë duke kaluar nga Luftëtari mes polemikave, por që në skuadrën kampione në fuqi nuk bëri diferencën në bankinë. Ndaj, të tre këta “moskëtierë”, mbetëm dështakët e bankinave të huaj në Kategorinë Superiore, e cila në gjysmën e mbetur, pritet të jetë “bio” shqiptare.

TRAJNERËT NË SUPERIORE
Skuadra Aktual Ishte
Skënderbeu I. Daja 
Flamurtari Sh. Duro 
Laçi G. Mezani S. Nica
Kukësi ? Milinkoviç
Partizani S. Starova M. Iuliano
Kamza R. Ndreu 
Luftëtari H. Lika Fernandez
Teuta G. Magani 
Vllaznia A. Gjoka A. Cungu
Lushnja H. Dedja A. Bano
Sigal