Falimentimi i Ebue, nga Arsenali në Turqi, rrënimi e deri te vetëvrasja

535
Të gjithë ata tifozë që e kanë ndjekur Arsenalin në ndeshjen e Champions Ligë ndaj Barcelonës, natyrisht që nuk mund të harrojnë mbrojtësin energjik të anglezëve, i cili luajti si titullar në atë takim. Pasi mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë luajti mbi 200 ndeshje me Arsenalin si titullar, njëherësh ka luajtur në Kupën e Botës 2006 e 2010 me Kombëtaren e vendit të tij, luajti edhe në Turqi. Por, nëse Emanuel Ebue një herë e një kohë ishte një yll, sot ai është një futbollist i rrënuar në çdo drejtim. Histori, të cilën vetë lojtari e ka rrëfyer në një intervistë për Sunday Mirror. “Sot jam pa kokërr leku, kam menduar edhe vetëvrasjen”. Bëhet bëhet fjalë për një divorc, një betejë e egër ligjore të humbur ndaj bashkëshortes Aurelia, ku gjyqi i ka kushtuar miliona dhe humbjen e tre fëmijëve, që nuk i takon prej një viti e gjysmë.
Sigal