Edhe ndodh të shtunën, “El Clasico” mund të humbasë Ronaldon

617
Sigal
E shtuna në La Liga të Spanjës, në kalendarin e saj ka një sfidë të madhe, e cila ndiqet nga e gjithë Bota. E quajtur në historinë e tyre si “El Clasico”, përballja Real Madrid-Barcelona që do të luhet të shtunën në ora 13:00, mbetet supersfida e vitit në Spanjë. Kjo është një ndeshje që vlen sa një sezon, e këtë radhë vlen shumë edhe për faktin se, po fitoi Barcelona, Reali del përfundimisht nga gara për titullin kampion që këtë muaj që në dhjetor. Te madrilenët, rikthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar, por nga ana tjetër ka lindur një problem i ri. Sepse Ronaldo nuk është stërvitur ditët e fundit, dhe dje nuk ka dalë në stërvitje. Nga Reali informojnë se ai ka një dëmtim të lehtë, por nëse CR7 mungon, dihet sa humbet Reali në potencialin e tij sulmues në këtë sfidë të sezonit.