Interi interesohet për Berat Gjimshitin, ja plani i zikaltërve

189
Sigal

Berat Gjimshiti është kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në futbollin italian, teksa më në fund është konfirmuar si një i paprekshëm në radhët e Atalantës. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një nga shtyllat e prapavijës së zikaltërve dhe nuk është aspak çudi që edhe ekipet më të mëdha po monitorojnë futbollistin shqiptar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Përtej Adriatikut tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra për interesim konkret të Interit për Gjimshitin dhe për një plan të qartë se si do të mbërrijnë zikaltrit te futbollisti shqiptar. Raportohet se Atalanta mund të jetë e interesuar për sulmuesin Andrea Pinamonti dhe Interi që zotëron kartonin e tij, mund ta sakrifikojë atë për një shkëmbim me Gjimshitin.

Ky i fundit shihet si një element shumë i vlefshëm për skemat e Inzagit, me tre mbrojtës qendre, sidomos duke marrë në konsideratë faktin se Stefan De Vraj pritet t’i japë lamtumirën klubit këtë verë duke u larguar si lojtar i lirë.