E pabesueshme por e vërtetë! Hazard ka më shumë se dy vite në Spanjë por nuk ka luajtur në asnjë “El Clasico”

146
Sigal

Ka më shumë se dy vite në Spanjë, por Eden Hazard nuk ka luajtur kurrë në një “El Clasico”.

Që prej transferimit në Madrid, Hazard ka vuajtur nga dëmtime të shumta dhe gjithmonë ka qenë jashtë edhe për sfidat mes Barcelonës dhe Real Madrid. Në total, ai ka humbur katër El Clasico, por duket se do të shijojë të pestën. Hazard është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe duket se do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës.

Natyrisht, Eden ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe s’do të jetë titullar, ai mund të luajë disa minuta në pjesën e dytë të “El Clasicos”.