E kërkojnë Reali e Barcelona, Hazard: Dua të bëhem legjendë si…

462
Sigal

Eden Hazard duket se është i kënaqur te Chelsea. Belgu shënoi dopietë në fitoren 2-1 kundër Watford mbrëmjen e sotme, duke treguar edhe njëherë formën e tij pozitive. Por ajo që bie në sy është fakti se ai dëshiron të bëhet një legjende te blutë, diçka që e pohoi menjëherë pas ndeshjes.

“Golat kanë shumë rëndësi, veçanërisht sepse kemi fituar sot. Dua të shënoj më shumë gola për klubin dhe të përpiqem të jem një legjendë si Lampard, Terry dhe Drogba. Kur fitojmë, mund të gëzojmë më shumë. Synimi im, fokusi im është që të shënoj gola, pavarësisht pozicionit ku luaj. Kam humbur disa raste sot, por kam nevojë të jem i përqendruar.”-përfundoi 27 vjeçari.

Belgu është i lidhur me një kalim në La Liga, me dy skuadrat spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona që kanë shfaqur interes për yllin e Premier League, i cili këtë sezon ka shënuar 10 herë dhe ka dhuruar 9 asiste.