VIDEO/ Zidane pranë Juves? Ja mesazhi për tifozët “bardhezinj”

353
Sigal

Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, njëherësh ish-futbollist i Juventusit, u ka dërguar një mesazh tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, teksa thotë:“Unë shpresoj që një ditë të vij në Torino dhe të shpenzoj pak kohë me ju”.

Pasi ka luajtur për pesë sezone me Juventusin, në Itali përfolet për një rikthim të mundshëm tek ish-skuadra e tij, por këtë herë si drejtor teknik, pas dorëheqjes nga Real Madrid.

Francezi momentalisht është pa ekip, ndërsa për këtë ka sinjalizuar s tifozët e Juventusit edhedrejtuesit e ekipit.

“Jam këtu me Cristianon nga Madrid-i dhe dua t’ju përshëndes të gjithëve. Shpresoj të vij në Torino së shpejti të shpenzoj pak kohë me ju. Forza Juve!”, – shprehet Zidane.