I dënuar në Tiranë, kapet në Itali

492
Sigal

Karabinierët e Urbinos kanë arrestuar një shqiptar 28-vjeçar, pa vendbanim fiks, i dënuar me trafik ndërkombëtar të qenieve njerëzore.

Arrestimi ka ardhur pas urdhrit të nxjerrë nga Gjykata e Tiranës dhe është kryer në Lunano, ky banonte personi i kërkuar.

Ai është dënuar nga gjykata shqiptare për shfrytëzim prostitucionit minoren në periudhën 2012-2013.

I arrestuari transportonte femra të mitura me origjinë nga Evropa lindore duke i kaluar në qytetet veriore të Italisë nga Shqipëria, ku ato detyroheshin të prostituonin.