Festat/ Policia masa shtesë. Në 7 ditë hynë 266.219 shtetas

447
Sigal

Në kuadër të festave të fundvitit, Policia Kufitare është angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar tokësor, porte dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Në të gjitha Pikat janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.

Policia e Shtetit/Masa shtesë për fluksin e shtetasve përgjatë festaveNë kuadër të festave të fundvitit, Policia Kufitare është angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar tokësor, porte dhe aeroportin “Nënë Tereza”.Në të gjitha Pikat janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:• Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë;• Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.Në kuadër të masave, Policia Kufitare po bashkëpunon ngushtë me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, si dhe me Policitë homologe. Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.Departamenti i Policisë Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë në numrin 112, aplikacionin Komisariati Dixhital, në numrin jeshil 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 27 décembre 2018

Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:
• Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë;

• Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.

Në kuadër të masave, Policia Kufitare po bashkëpunon ngushtë me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, si dhe me Policitë homologe. Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Departamenti i Policisë Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë në numrin 112, aplikacionin Komisariati Dixhital, në numrin jeshil 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.