“E dua Manchesterin, i dua tifozët”, mesazhi i Ronaldos pasi konfirmoi “divorcin” me klubin anglez

53
Sigal

Pas Manchester Unitedit edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar duke konfirmuar edhe ai largimin nga klubi i madh anglez.

Man United ndërpreu kontratën e Ronaldos në vlerë 500 mijë euro në javë nëpërmjet marrëveshjes “të dyanshme” dhe kjo erdhi pas intervistës së rij dhënë për gazetarin Piers Morgan.

Kapiteni i Portugalisë lëshoi një mesazh prekës për tifozët e “Djajve të Kuq duke thënë se do ta “dashurojë” gjithmonë klubin dhe i uroi skuadrës më të mirën.

“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndjehem se është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Man Utd gjithë të mirat”, ka shkruar ai.