Moti i keq kërcënon seriozisht Italinë, alarm i kuq në dy rajone

113
Sigal

Moti i keq nuk po godet vetëm vendin tonë. E gjithë Italia është përfshirë nga moti i keq për shkak të ciklonit “Poppea”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, bashkë me temperaturat e ulëta dhe erërat e forta, kanë bërë që shumë rajone të aktivizojnë gjendjen e emergjencës.

Venecia ka shpëtuar pa përmbytje falë sistemit të digës “Moisiu”, pavarësisht dallgëve tepër të larta deri në 180 centimetra. Situata me motin e keq pritet që të përmirësohet në të gjithë Italinë duke nisur nga e mërkura.