Përplasen keq dy makina në aksin Lezhë-Laç, 4 të rinj përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksion rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës.

Burime bëjnë me dije dy automjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 4 të rinj, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

NOA

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.