Ross Braun tregon arsyen: Ndryshimi i aerodinamikës, për një F1 më spektakolare

463
Formula 1 do të pësojë ndryshime të tjera duke nisur nga viti 2019. Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ratifikoi vendimin e marrë nga Komisioni i Formulës 1, për modifikime të reja në makina, për të përmirësuar aerodinamikën e tyre, në mënyrë që në pistë të ketë më shumë parakalime gjatë garave. Ai që shpjegoi arsyen e marrjes së këtij vendimi ishte Ross Brawn, një prej drejtuesve të “Liberty Medias”, i cili saktësoi se, ky vendim u mor pas një sërë bisedimesh intensive, pasi u studiuan propozimet e FIA-s që kishin mbështetjen e shumicës së skuderive të Formulës 1. Vendimi parashikon ndryshime në krahët e makinave në pjesën e përparme, në mënyrë që nga pilotët të bëhet më efektiv përdorimi i sistemit DRS.
Sigal