Barcelona-Bayern Mynih dhe Juventus përballë Real Madrid

470
Barcelona-Bayern Mynih dhe Juventus përballë Real Madrid. Ky është verdikti i shortit të fazës gjysmëfinale të Champions League hedhur në Nion të Zvicrës.
Superpërballje Barca-Bayern dy skuadrat më në formë dhe ato që kuotohen më shumë për të triumfuar.
Ndeshja e parë luhet në “Camp Nou” më 5 maj dhe ajo e kthimit pas një jave në Gjermani. Emocionues pritet rikthimi i Guardiolës si kundërshtar në Katalonjë.
Disi me fat konsiderohen kampionët në fuqi të Real Madrid që do të kenë përballë Juventusin.
Takimi i parë luhet në Torino ndërsa drejtuesit e bardhezinjve premtojnë dy ndeshje të mëdha ndaj yjeve madrilenë. Finalja e këtij edicioni luhet në Berlin.
Interesante edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të Europa League. Sevilla fituesja në fuqi do ndeshet me Fiorentinën ndërsa Napoli ka peshkuar ukrainasit e Dnipro. 
Sigal