Ronaldo: Nuk do të luaj për Manchester United dhe të luftoj për vendin e pestë apo të gjashtë

190
Sigal

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo thotë se nuk ka në plan të jetë te Manchester United dhe të luftojë për vendin e pestë apo të gjashtë dhe se të gjithë shokwt e tij tw skuadrës duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo rezultat i dytë poshtë vendit të tretë është një dështim.

Ronaldo tha se beson se ai dhe shokët e tij kanë aftësinë për të ndryshuar gjërat në favor të tyre, por se para kësaj disa gjëra në lojë duhet të ndryshojnë.

Ndër të tjera, ai mbështeti menaxherin Ralph Rangnick dhe tha se beson se mund të arrijë rezultate të mira me klubin.

“Mentaliteti ynë duhet të jetë i tillë që çdo vend poshtë vendit të tretë është i barabartë me dështimin. Për të bërë gjëra të mëdha, duhet të rregullojmë shumë dhe mendoj se jemi në gjendje t’i ndryshojmë gjërat për mirë. Ne jemi një klub i madh dhe ne duhet të shkojmë për gjërat të mëdha”, tha Ronaldo.

Ai tha gjithashtu se ai dhe shokët e tij duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit për të arritur rezultate të mëdha.

“Unë nuk dua të jem këtu dhe të luftoj për vendin e gjashtë apo të pestë. Dua të jem në shoqërinë e më të mirëve dhe tani jemi larg kësaj. Prandaj them vazhdimisht se duhet të ndryshojmë mënyrën tonë duke menduar për të arritur gjëra të mëdha”, shtoi Ronaldo.

Ndeshja e radhës e Djajve të Kuq është ndaj Aston Villad, ku kujtojmë se kanë festuar ndaj kësaj skuadre të hënën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e “FA Cup”.