Moisi Dalipi: Kupa dhe Kampionati i Kategorisë Superiore 

275
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjatë  mesjavës ndeshjet  gjysëm finale  na njohën  me    dy   skuadrat  e finale të  Kupës të 30 Majit 2021.  Vllaznia-Skënderbeu, kjo është finalja e madhe. Është e 14 herë në historinë e  Kupës që jashtë finales  janë  3 skuadrat e njohura  të kryqytetit: “Tirana” “Paartizani “ dhe “Dinamo “. Për më tepër akoma, këto tre skuadra  që kanë fituar plot 44 herë Kupën   nuk ishin pjesë  as në grupin si gjysëm finalist,  sepse  Vllaznia , Laçi, Tetuta dhe Skënderbeu , që siç  duket në këtë sezon kanë marrë mirë  në dorë frenat e futbollit shqiptar e kishin vendosur  që dy skuadrat finaliste të Kupës të dilnin nga ballafaqimet midis tyre. Dhe, që këtë herë  krejt ndryshe finalistët  u përcaktuan   vetëm me një ndeshje ballafaquese. Skuadra e Migen Memellit,  “ Skënderbeu”, konfirmoi momentin pozitiv, që po kalon duke bërë surprizën e madhe në fazën gjysmëfinale të Kupës teksa arriti të eliminonte kryesuesit e kampionatit  “Teutën”. Skënderbeu fitoi 2-0 brenda në “Niko Dovana” me golat e Jorgo Meksit me penallti pas vetëm 2 minutash dhe Elvi Berishës pak para fundit të pjesës së parë, me këtë të fundit, që pasi shënoi bëri gafën e madhe duke hequr fanellën dhe la të tijtë me një lojtar më pak në fushë për më shumë se 45 minuta. Megjithatë korçarët e menaxhuan mirë epërsinë në fraksionin e dytë duke kapur finalen e Kupës për herë të dytë në 4 vite. Ndërkohë Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt në Shkodër për të mposhtur 1-0 Laçin në “Loro Boriçi” dhe për t’u rikthyer në finale të këtij kompeticioni pas plot 11 vitesh. Da Silva humbi një rast të artë me portën e boshatisur për t’i çuar shifrat në 2-0 që në pjesën e parë, por pavarësisht kësaj Laçi shfaqi pak nga repertori i tij më i mirë dhe pavarësisht se është një ekip ekspert në Kupë u eliminua nga shkodranët, pasi u mposht minimalisht, ndërkohë që ndeshja në Shkodër u mbyll mes tensionit, me Obanor që u ndëshkua edhe me karton të kuq. Pra , Vllaznia dhe Skënderbeu  e kanë fituar të drejtën për të qënë ata  dy skuadrat finaliste të  finales  të  madhe të 30 Majit  të  Kupës të Shqipërisë .

Dhe Vllaznia vjen për  herë të   15 si finalist i Kupës dhe   6 herë  fituese e saj   në vitet 1965, 1972 , 1979,1981,1987 dhe 2008. Jo pak  i suksesshëm  është dhe  Skënderbeu ,  kur  shënon  7 herë  si  finalist dhe  1 herë fitues i Kupës  në vitin 2018. Faktet duan të thonë  se deri tani  të dyja këto skuadra  kanë luajtur  20 finale të Kupës. Shkodranët që e kanë nisur gjithëçka që  nga ajo ndeshje finale e vitit 1939  që zhvilluan me sistem grupi  dhe ndeshje vajte –ardhje midis  “Tiranës” , ”Vllaznisë” dhe “Besës “ kanë arshivuar  kështu dhe  pjesëmarrjen e tyre të 15  në sezonin 2020-2021. Korçarët që  nga ajo finale e Kupës  e vitit 1958 e humbur  me rezultatin   4-0  me “Partizani” , kanë  siguruar    pjesëmarrjen e tyre për herë të 7   me këtë  sezonin 2020-2021. Por  finalja e Kupës e vitit 1965 i ka pasur të pranishme në ballfaqimin e saj  “Vllaznin” dhe  “Skënderbeu” në atë ndeshje të zhvilluar në 11 korrik 1965 në  stadiumin “Qeml Stafa “  të kryeqytetit.  Kanë fituar shkodranët  e “Vllaznisë “ me rezultatin 1-0  , duke bërë kështu  që trofeu i Kupës  të udhëtojë drejt qytetit të Shkodrës. Kjo është  dhe Kupa e parë e Shqipërisë  që ka fituar “Vllaznia” , sepse  5  trofet e tjera të Kupës   janë në kornizën e 36 viteve të periudhës 1972 -2008 . Këto janë “stoli” që i japin atë emër të merituar futbollit të “Vllaznisë “  që pasi  kishte fituar  dy herë rresht  titullin kampion në vitet 1945 dhe 1946 do t’i sillte Shkodrës të futbollit dhe këtë trofe të merituar. Duke  e vlerësuar sado pak të kryer këtë fakt të historisë të futbollit shqiptar , do na duhet të presim ndeshjen e finales së madhe të Kupës të  30 Majit 2021  , të Vllaznia –Skënderbeu për të mësuar fituesin numër 69 –të këtij  trofeu të futbollit shqiptar.

Java  e parë e fazës së katërt të Superiores
Partizani ka  fituar me rezultatin 3-1 ndaj Kastriotit . Skuadra e Dajës e  nisi  shumë keq ndeshjen, teksa e shikon veten në disavantazh që në minutën e 4`, kur Daci përfiton nga një top i mbetur në zonë.  Megjithatë  nuk u dorëzuan dhe ia dolën të gjejnë barazimin në minutën e 31` me  Hakajn, i cili shënoi një supergol. Pjesa dytë foli e gjitha për skuadrën e Partizanit  që  doli të përmbysë rezultatin. Fillimisht ishte Zhunior, i cili shënoi golin e dytë për Partizanin në minutën  e 75, ndërsa 10 minuta më pas Asani vulosi gjithçka me golin e tretë. Me këtë fitore Partizani  ngjitet në kuotën  50 pikëve , ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë. Është mbyllur  në barazim 2-2 supersfida mes Kukësit dhe Tiranës . Një përballje spektakolare, mes dy skuadrave  që dhuroi futboll cilësor . Eze hapi serinë e golave në minutën e 24 ,duke bërë që pjesa  e parë të mbyllet  1-0  për Kukësin . Pjesa e dytë prodhoi plot 3 gola mjaft të bukur. Fillimisht ishte Seferi, që vendosi barazpeshën në minutën e 71, kurse   Kale në të 84-të, përmbysi rezultatin me një gol  plot klas. Kur u mendua se sfida do të përfundonte në favor të kryeqytetasve, ishte Ibraimi, që me një  goditje  dënimi të tipit manual , vendosi ekulibrat në rezultat  në 2-2. Vllaznia ka  fundosur  Apolloninë, teksa e ka mposhtur me rezultatin 6-0 .
Kategoria Superiore – Java 28
PARTIZANI 3-1  KASTRIOTI
(Hakaj 31`,Junior 75`, Asani 85`/ Daci  4`)
KUKËSI 2-2 TIRANA    
(Eze  24`, Ibrahimi 89`/ Seferi 71`, Cale 84`)
APOLLONIA 0-6    VLLAZNIA
( Da Silva 15′, 51′, Dilaver 24′, Hoxhaj 36′, 90′, Bradariç 82′)
SKËNDERBEU  0-1   TEUTA
 (Bregu 43`)
LAÇI 2-1  BYLIS   
(Deliu 54`, Pregaj 56`/ Ndreca 93`  )

KLASIFIKIMI –KATEGORIA SUPERIORE         
1 .Tetuta                28     52 pikë
2. Partizani             28     50 pikë
3.Vllaznia               28      50 pikë
4.Laçi                    28      48 pike
5.,Tirana                28     43 pikë
6.Kukësi                28      36  pikë
7.Kastrioti              28     30  pikë
8. Bylis                  28     26  pikë
9.Skënderbeu        28      23 pikë
10.Apollonia          28      17 pikë

Shkodranët  e kanë  pasur ndeshjen  nën kontroll , duke dominuar  në çdo drejtim. Pjesa e  parë u mbyll 2-0 falë golave të Dilaverit dhe Da Silvës, me këtë të fundit që shënoi edhe në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën. Dopietë shënoi edhe Ardit Hoxhaj, teksa goli tjetër u shënua nga Tim Bradariç. Me këtë fitore Vllaznia barazon Partizanin në kuotën e 50 pikëve , , kurse Apollonia duket se e ka kthyer vështrimin tek Kategoria e Parë . Teuta “hakmerret” ndaj Skënderbeut pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Teuta  ka  triumfuar  në transfertë ndaj Skënderbeut  me rezultatin 0-1, me golin  e shënuar  nga Dejvi Bregu në minutën e 43-të. Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuajtje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri. Me këtë  fitore , Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë, kurse  Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë. Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në shtëpi. Skuadra e Duros  u shfaq më kërkues që në fillim, duke krijuar disa raste për shënim, por golat do të vinin në pjesën e  dytë. Fillimisht ishte Deliu në minutën e 52’, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone,  ka shënuar . Vetëm 3 minuta më vonë, ishte Prenga, i cili pas një topi të marrë në zonë, gjuajti me të majtën dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Ndreca ngushtoi diferencën në minutën e 93’, duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Spahiu, pro vetëm kaq. Laçi mbetet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 8 me 26 pikë.