E bujshme/ Man.United del me njoftim zyrtar, Ronaldo pezullohet nga ekipi

121
Sigal

Cristiano Ronaldo mbetet jashtë listës së Manchester United për ndeshjen e kësaj fundjave në transfertën londineze të Chelseat.

Gjigandi anglez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare shkruan: “Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune në Premier League kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje.”

Pasi la pankinën në fundin e takimit kundër Tottenhem ende pa u mbyllur sfida, dukshëm i mërzitur për mosaktivizimin e tij në fushën e lojës, fituesi i 5 Topave të Artë ka pasur një konfrontim në qëndrën stërvitore të Carrington ditën e sotme me klubin dhe trajnerin që ka marrë vendimin ekstrem në dëm të luzitanit.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat angleze, Ronaldo nuk denjoi të bashkohej me skuadrën as në dhomat e zhveshjes, duke u larguar menjëherë nga “Old Trafford” pas ndeshjes, duke e zhgënjyer jo pak trajnerin holandez.