Familja e Learit i mbyll dyert politikanëve: Ejani si qytetarë jo me kamera

144
Sigal

Familja e Lear Kurtit ka hapur dyert e mortit pasi 32-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Mësohet se familja e Kurtit ka kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre.

Ata kanë kërkuar që politikanët nëse duan të shprehin ngushëllimet e tyre ta bëjnë këtë gjë si qytetarë të thjeshtë e jo me kamera e regji me vete.

Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.

Kujtojmë se Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë deklaruar se 32-vjeçari Lear Kurti ka humbur jetën për shkak të mbidozës së kokainës pasi në stomakun e tij shtë gjetur një qese, e dyshuar si kokainë.

May be an image of 1 person