Dy operacione detyrojnë Maradonën të largohet nga Dorados

226

Për “motive mjekësore”, Diego Maradona, 58 vjec, është tërhequr nga roli i trajnerit të Sinaloa Dorados, skuadra e divizionit të dytë meksikan. Me sa duket, Maradona duhet ti nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjike, në shpatull e gju. Në janar, Pibe de Oro ishte shtruar në një spital në Argjentinë pas një problemi me stomakun, pas ditë përpara se të kthehej në Meksikë për sezonin e tij të dytë me Dorados.

“Diego Maradona ka vendosur të mos vazhdojë më të jetë trajneri i Dorados”, ka deklaruar menaxheri i tij, Matias Morla, në faqen e tij në Tëitter. “Me këshillë të mjekut do ti dedikojë kohën e tij shëndetit dhe do ti nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjike: shpatull e gju; i jemi mirënjohës Dorados e do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen”.

Kur Maradona mbërriti në Sinaloa, i konsideruar qendra e narkotrafikut në Meksikë, shumë dyshuan se ai do të binte sërisht në problemet e varësisë të së kaluarës. Por në nëntë muajt e kaluar aty ish-futbollisti i ‘mano de Dios’ nuk pati kurrë probleme jashtë fushës dhe arriti të conte skuadrën e tij pranë kalimit në divizionin e parë, humbur në finale kundër Atletico San Luis.

MARADONA: “DUHET TË MENDOJ PËR SHËNDETIN”

“Përshëndetje të gjithëve. Dua të qartësoj se vendimi për tu larguar nga Dorados de Sinaloa ka të bëjë me shëndetin tim. Sot duhet të bëj një hap pas dhe të largohem nga klubi, që më ka bërë të ndihem si në shtëpi. Sinqerisht nuk di ta shpjegoj, por besoj se lamë emrin e klubit lart, e them se me Dorados e tifozët e tij jemi të bashkuar përgjithnjë. Së shpejti”.