Djali i Lorik Canës kalon çdo pritshmëri, ja sa gjuhë të huaja flet

560
Sigal

Monica Cana, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, ka lejuar ndjekësit e shumtë të saj t’i drejtojnë pyetje në ‘Instagram’ disa orë më parë.

Mes tyre ra në sy edhe një për djalin e saj, Boiken. 3-vjecari siç duket flet katër gjuhë dhe këtë detaj e pranon me shumë krenari nëna e tij.

Pas pyetjes për gjuhët që flet i vogli i familjes ajo rrëfeu:

“Unë i flas Boikenit italisht dhe frengjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”. ka shkruajtur Monika Cana.

Image
Image