Instituti Ekonomik i Vjenës: Shqipëria ka thelluar hendekun e mirëqenies me BE

432
Sigal

Pavarësisht se Shqipëria ka pasur tendenca rritjeje për sa i përket ekonomisë, sërish ky përmirësim nuk është i mjaftueshëm për t’iu afruar mirëqenies së vendeve të Bashkimit Evropian. Madje sipas një analize të Institutit Ekonomik të Vjenës, Shqipëria e ka thelluar hendekun e mirëqenies me BE-në gjatë 5 viteve të fundit. Vendi ynë ishte ndërmjet 3 shteteve të tjera si, Rusia, Bjellorusisë e Ukraina, që humbën pikë kundrejt mesatares së nivelit të mirëqenies së BE-së. Midis vendeve të Evropës Qendrorë dhe Lindore histori suksesi në drejtim të konvergjencës kishin ishin Lituania, Rumania dhe Mali i Zi, të cilat arritën rriten të ardhurat e tyre respektivisht 8.7, 8.6 dhe 6.9 pikë përqindjeje kundrejt nivelit mesatar të të ardhurave të BE 28 gjatë 2013-2015. Të gjitha vendet e rajonit përjetuan një rritje pozitive ekonomike në 2017, teksa 10 prej tyre arritën ritmet më të larta të rritjes së PBB-së reale gjatë 5 viteve të fundit, sipas raportit. Kjo rritja u nxit kryesisht nga zgjerimi i kërkesës së brendshme dhe kushtet e favorshme në ambientin e jashtëm. Rumania ishte performuesi më i mirë për të dytin vit radhazi, duke u rritur me 7.3%. Rritjen më të madhe në procesin e konvergjencës në fund të vitit 2017 e pati Republika Çeke, e cila rriti me 88% të nivelit mesatar të të ardhurave. Instituti i Ekonomik i Vjenës vlerësoi se faktorët demografikë janë të rëndësishëm për formimin e proceseve të konvergjencës. Në disa rajone të tilla si Ballkani popullsia është në rënie, dhe arsye kryesorë është emigrimi në BE. Por gjithashtu pasiguria në lidhje me goditjet e jashtme të tilla si dobësia në eurozonë, politika tregtare amerikane, Brexit, faza e ftohjes së ciklit të biznesit si dhe ndryshimet më afatgjata strukturore siç është shfaqja e ekonomisë së re digjitale mund të jenë sfiduese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në rajonet e varfra të Evropës.