Dinamo-Egnatia, 3 penallti për një pikë

232
Sigal

Dinamo dhe Egnatia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat, duke barazuar 1-1 mes tyre në “Elbasan Arena” në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egnatia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqve për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.