Efektivët shkuan të ndalonin sherrin e dhunshëm, dy shqiptarët bëhen bashkë dhe rrahin policët italianë

199
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.

B.O 32-vjeç dhe D.A 33-vjeç, janë pikasur duke bërë një sherr të dhunshëm me njëri tjetrin. Në një moment ka ndërhyrë policia për t’i ndarë.

Por në sherr e sipër dy shqiptarët kanë sulmuar policinë. Fillimisht ka qenë e pamundur shoqërimi i dy shqiptarëve në polici. Pas disa minutash dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e dhunimit të efektivëve të policisë.