Derbi i kryeqytetit/ Partizani dhe Tirana publikojnë formacionet zyrtare

51
Sigal

Në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Përveçse rivalitetit që kanë midis tyre, dy skuadrat e kryeqytetit kanë edhe një motiv më shumë për të triumfuar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.

Në total janë zhvilluar 159 derbi në të gjitha kompeticionet, ku “demat e kuq” kanë triumfuar 66 herë, teksa 42 fitore numërojnë bardheblutë. 50 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Për sa i përket formacioneve, Daja dhe Dede, kanë hedhur në fushë, futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion. Nga minuta e parë do të aktivizohen Seferi dhe Murataj, që janë edhe 2 afrimet e skuadrave respektive në merkaton e janarit.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.