Merret vendimi për universitetet/ Rakacolli tregon si do vijojë proçesi mësimor

232
Sigal

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve njoftoi se mësimi në universitete do të vazhdojë online për të rritur kujdesin ndaj virusit.

Mësimi do vazhdojë online pavarësisht uljes së numrit të infektimeve dhe viktimave.

“RTë propozojmë në kohën e duhur masat që duhen për të parandaluar shtimin e infektimeve. Pavarësisht se nuk kemi shtim të viktimave apo rasteve, treguesit na thonë që duhet të shtojmë vëmendjen përballë virusit. Krahas masave që thamë për të vazhduar orën policore, dhe ndalimin e fluturimeve me Britaninë gjithashtu kemi vendosur që mësimi në universitet të vazhdojë online.

Shumica e universitete janë të përqëndruar në Tiranë, dhe duke qenë se studentëve u duhet të shkojnë sa nga Tirana në qytetet e tyre, është më mirë që të qëndrojnë në shtëpi se përndryshe qarkullojnë virusin. Do ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në dobi të shëndetit të studentëve, të të afërmëve të tyre si dhe shëndetit publik. Ky vendim i tillë është marrë në shumë vende, si SHBA, Angli, Itali, Kanada etj,” tha Rakacolli.