Starton derbi/ Partizanin dhe Tiranën i “djeg” dhe barazimi

263
Sigal

Ka startuar ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Ky do të jetë derbi numër 160 në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, ku “demat e kuq” kanë triumfuar 66 herë, teksa 42 fitore numërojnë bardheblutë. 50 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Dy skuadrat kryeqytetase, krahas rivalitetit mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.

Pikërisht për këtë, ky derbi është një kurth i madh, pas atij goli të Hoxhajt që i dha fitoren Vllaznisë. Derbi do të duhej që të ishte një lloj vitamine. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm për vitaminën D, që përdoret sot rëndom nëpër botë për shkak të situatës së pandemisë prej COVID-19, por do të duhet të ishte një vitaminë e tipit që i jep forcë secilës prej skuadrave.

Më së pari, forcë psikologjike për të ndryshuar sezonin që deri tani ka qenë me ulje-ngritje. Së dyti, realisht vazhdon që të mbetet vitamina e sezonit për secilën kryeqytetase, sepse aty ndonjëherë e marrin kthesën drejt rezultateve pozitive apo edhe të tatëpjetën…

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Daja dhe Dede, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Spikat aktivizimi nga minuta e parë i Seferit dhe Muratajt, që janë edhe 2 afrimet e skuadrave respektive në merkaton e janarit. Kale dhe Çelhaka do të jenë të gatshëm në stol për trajnerin Nevil Dede.

PARTIZANI-TIRANA

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon.  Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi.  Trajner: Nevil Dede.

 

GJYQTARË: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Nertil Bregasi. Mbrapa portave: Kridens Meta, Klajdi Kola.