Partizani rrëmben nga Dinamo një sulmues. Klubi i kuq ka zyrtarizuar këtë të enjte nënshkrimin me Xhuliano Skukën, i cili do të jetë i lidhur me 16 herë kampionët e Shqipërisë deri në vitin 2024.
23-vjeçari e nisi këtë sezon si sulmues i Dinamos, duke u aktivizuar në 13 ndeshje dhe shënuar një gol, në humbjen 6-3 përballë Vllaznisë.
Me afrimin e Skukës, Partizani shton konkurrencën në fazën e avancuar.





















