Çudira në futbollin shqiptar/ Futbollisti i Mirditës gjakos gjyqtarin, shkon në dhomë dhe arratiset nga dritarja

86
Sigal

Në fushën sportive të stadiumit “Nexhip Trungu ” në qytetin e Cërrikut ku luante Sopoti  përballë Mirditës, ndërsa librazhdasit ishin në avantazh 2-1 me gola të Mziut dhe Sejdinit, në minutën e 44 një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke i shkaktuar dëmtime serioze me pasojë gjakosjen e tij .

Futbollisti dhunues i gjyqtarit është ndëshkuar me karton të kuq për gjestin antisportiv .Ai është irrituar edhe më shumë pas përjashtimit nga loja dhe fillimisht është izoluar në dhomat e zhveshjes , ndërsa është njoftuar grupi i gatshëm i komisariatit të policisë së Cërrikut .

Ndërsa kanë mbërritur uniformat blu, dhunuesi i arbitrit kryesor të ndeshjes është arratisur nga dhomat e zhveshjes duke u hedhur nda dritarja e tualetit dhe më pas ka ikur nëpër rrugicat e lagjes pranë stadiumit.

Policia i është vënë nga pas, por ende nuk e ka gjetur, ndërkohë që ka marrë në pyetje lojtarët.

Stafi i Mirditës ka zbuluar se dhunuesi nuk ishte lojtari me identitetin e protokollit, por një tjetër futbollist, duke zbuluar kështu edhe një mashtrim të ekipit të Mirditës pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes.

Dhuna ndaj arbitrit vlonjat Klajdi Qendraj, ka ardhur nga lojtari që sipas protokollit identifikohej si Ylli Gjegja me numrin 2 i ekipit të Mirditës.

Por, në të vërtetë pas verifikimit të kryer nga zyrtarët e FSHF dhe policia lokale rezultoi të ishte Armando Marku, që luajti me emrin e Ylli Gjegjës. Nga ana tjetër, arbitri Klajdi Qendraj  ka marrë ndihmën e shpejtë mjekësore në Spitalin e Cërrikut dhe më pas ka depozituar në Policinë e Cërrikut denoncimin për dhunimin me pasojë plagosjen e tij, ndërsa ishte duke kryer detyrën. Pasi janë marrë në pyetje për gati dy orë, lojtarët e ekipit Mirdita së bashku  me stafin janë lënë të lirë.