Deni Baholli: Akademia jonë, shkollë reale për notin shqiptar

672
Nga Agron KAJA
“NOTOJMË TË GËZUAR”/ U zhvillua të shtunën veprimtaria e organizuar nga AN “te Stela”, flasin për “Telegraf” Kryetrajneri dhe inspektori
Për ju si një notar Kampion në fuqi, çfarë tregoi veprimtaria “Notojmë të gëzuar”?
Mendoj se, së pari tregoi seriozitetin e punës që bëhet në “AN “Te Stela” me grupmoshat e vogla, të cilat përgatiten për të ardhmen e kësaj Akademie dhe së dyti kjo punë është kthyer në traditë që premton. Kujtova pak edhe veten time në dhjetë vite të shkuara kur garoja në këtë moshë, ndaj them se ishte veprimtari e mirë.

Po garat, si u zhvilluan, me ritëm apo si të zakonshme?
Them se në garat që u zhvilluan, nga të gjithë garuesit u tregua ritëm normal. AN “Te Stela” e ka treguar se është një shkollë reale për notin shqiptar, dhe në këtë veprimtari, u tregua qartë puna që është bërë me këto grupmosha, ndaj dhe pati lehtësi gjatë garave.

Veprimtaria “Notojmë të gëzuar”, ju shërbeu edhe për zbulimin e ndonjë talenti?
Patjetër, sepse kishte edhe disa garues talente, që e bënin diferencën. Kohët e tyre kishin një progres shumë të mirë, dhe ne këtu bazohemi në përzgjedhjen e tyre. Këtu ka fëmijë me shumë talent, por më duhet ta ritheksoj, se puna që bëhet te kjo akademi me moshat e vogla, mbetet baza e përzgjedhjes.

Pas një jave do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj e të Rritur, ju jeni përgatitur për të garuar?
Patjetër që po, dhe mezi po e pres datën 21 prill. Krahas punës si instruktor këtu në AN “Te Stela” dhe shkollës, unë jam stërvitur me intensitet për këtë Kampionat. Me trajnerin Sadik Mema, dhe të tjetër këtu në këtë Akademi, përgatitja e notarëve tanë ka qenë sistematike.

Ju në cilat gara do të merrni pjesë në këtë Kampionat?
Jam i përgatitur që të bëj katër gara në Kampionatin Kombëtar: në 50-100 dhe 200 m stil i lirë, si dhe në 100 m bretkosë. Në këto gara unë jam përfaqësuar edhe në veprimtari të tjera, dhe ndjehem optimist për përgatitjet që kam bërë.

Nga optimizmi tuaj do presim rekorde, dhe në cilën garë?
Optimizmi dhe besimi im për rezultate të larta nuk kanë munguar në çdo garë. Unë i kam përmirësuar kohët garë pas gare, kam thyer edhe Rekorde Kombëtare, ndërsa në këtë Kampionat, mendoj se në garën e 200 m stil i lirë do të përmirësoj Rekordin Kombëtar që e mbaj me kohën 1.56.
Them se në garat që u zhvilluan, nga të gjithë garuesit u tregua ritëm normal. AN “Te Stela” e ka treguar se është një shkollë reale për notin shqiptar, dhe në këtë veprimtari, u tregua së pari puna që është bërë me këto grupmosha 
9 gara
Në veprimtarinë “Notojmë të gëzuar”, u zhvilluan 9 gara për meshkuj e femra, në të cilat morën pjesë rreth 70 notarë

GARAT-REZULTATET

25 m Stil i lirë-Femra
Ajlin Koçi 17,30
25 m Stil i lirë-Meshkuj
Dardi Ymeraj 18.22
25 m Shpinë-Femra
Ajlin Koçi 20.06
25 m Shpinë-Meshkuj
Aner Llagami 21.41
25 m Bretkosë-Meshkuj
Erold Meçaj 24.86
25 m Delfin-Femra
Arla Dyrmishi 19.27
25 m Delfin-Meshkuj
Almar Nako 20.17
50 m Stil i lirë-Meshkuj
Daniel Luga 36.28
50 m Shpinë-Meshkuj
Erindi Pasmaçiu 43.31
50 m Bretkosë-Meshkuj
Erindi Pasmaçiu 52.06
50 m Delfin-Meshkuj
Daniel Luga 40.38
Sigal