Kë vlerëson Cristianon Ronaldo si lojtarët më të mirë që ka luajtur? Casillas në portë, në mbrojtje Ramos dhe…

113
Sigal

Cristiano Ronaldo ka renditur lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij. Ronaldo ka luajtur për Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani në Al Nassr. Në dhjetor 2022, Ronaldo u transferua në Lindjen e Mesme pasi qëndrimi i tij i dytë me United përfundoi me hidhërim.

Në një intervistë të fundit me Goal Arabia, atij iu kërkua të përpilonte një formacion me lojtarët më të mirë që ka luajtur.

Ronaldo shkoi me ish-kapitenin e Spanjës dhe Madridit, Iker Casillas në portë, përpara se të zgjidhte një katërshe mbrojtëse të përbërë nga Sergio Ramos, Rio Ferdinand, Giorgio Chiellini dhe Marcelo.

Zgjodhi për mesfushën dyshen e Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric, së bashku me të madhin e United, Paul Scholes.

Më tej zgjodhi treshen e tij sulmuese, duke përzgjedhur Gareth Bale, Karim Benzema dhe Wayne Rooney.