Dejvi Bregu bëhet “hero” përballë Laçit dhe i jep Teutës kryesimin e kampionatit (VIDEO)

270
Sigal

Mjafton një supergol i Dejvi Bregut, Teuta i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi, dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur minimalisht Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët e nisën mirë ndeshjen, teksa dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa sukses, për të gjetur golin. Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para, me skuadrën e Martinit më kërkuese.

Pas tentativave të shumta, durrsakët u shpërblyen në minutën e 76’, kur Dejvi Bregu në një aksion ku gjithçka e krijoi vetë, ia del t’i driblojë të gjithë që i dolën përpara, për të gjuajtur më pas, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, me Teutën që merr vendin e parë, në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë.

Goli i Dejvi Bregut 1-0 :