Në “Wembley” ka nisur gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Danimarkës, për një biletë për në finalen e madhe që do të luhet të dielën në mbrëmje.
Damsgaard shënon një gol spektakolar nga distanca me një goditje fantastike, që nuk arrin të ndalet nga portieri Pickford. Një nga golat më të bukur të këtij Evropiani.